Mendohet se në Tiranë janë më shumë se 400 pallate, të cilët nuk janë të regjistruar dhe për pasojë, qytetarët pavarisht se kanë paguar lekët, nuk kanë legalizimin, për shkak se ndërtuesi ose ka falimentuar ose nuk bashkëpunon.
Në vendimin që ka siguruar “Shqiptarja.com”, parashikohet procedura se si do bëhet legalizimi. “Subjektet e interesuara, zhvillues/ndërtues ose përfitues (posedues të njësive të shërbimit apo banimit mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit/sipërmarrjes/porosisë dhe aktmarrëveshjeve të ngjashme), mund të paraqesin kërkesë pranë Bashkisë së Tiranës brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”, - thuhet në vendimin e propozuar.
Projektvendimi dhe relacioni
Po çfarë përmban vendimi i bashkisë? Gazeta sjell të plotë argumentet e bashkisë, përse duhet bërë legalzimi i pallateve, për të cilat procesi ka ngelur:
Lëvizjet demografike të dy dekadave të fundit kanë rezultuar në një rritje të ajshtëzakonshme të kërkesave për banim në Tiranë, gjë që ka sjellë edhe rritjen e ndërtimeve. Si rrjedhojë, prej vitit 1998 në Bashkinë e Tiranës janë miratuar për ndërtim 1375 objekte me leje ndërtimi, nga të cilat një pjesë e madhe ende nuk kanë arritur të përfundojnë procesin e regjistrimit në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kjo për arsyje të ndryshme, por që lidhen kryesiht me mos paisjen e subjekteve ndërtuese me certifikatën e përdorimit, e cila është kusht për regjistrimin në ZRPP.
Koston më të madhe të mos regjistrimit e mbajnë qytetarët, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë shëndrruar në blersa pa një dokument ligjor pronësie, pavarsisht se de facto disponojnë apartamentin, apo garazhin mbi bazën e kontratave të porosisë, tërësisht të likujduara. Mungeca e certifikatës së pronësisë për ta, përbën pengesë për disponimin e kirshëm të pasurisë.
Kjo sjell si pasojë edhe një bllokim të situatës ekonomike, pasi këto pasuri janë capital i privuar nga qarkullimi ekonomik.
Sipas një vrojtimi paraprak të Drejtorisë së Përgjithshmë të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, rezulton se në qytetin e Tiranës gjenden ende rreth 33% e objekteve me leje ndërtimi të miratuar ndër vite, për të cilat nuk janë ndjekur procedurat e aplikimi për t’u pajisur çërtifikatë përdorimi dhe rrjedhimisht ato të regjistrimit të pronës pranë ZVRPP-së. Kësaj sasie i duhen shtuar edhe objektet e ndërtuara n ëish-komunat.
Në rreth 90 raste të verifikuara në ish-komuna, rreth 30% rezultojnë me ndryshime të kushteve të lejes dhe në të shumtën e rasteve, me mangësi të theksuara në dokumentacionin e lejes.
Shkaqet për krijimin e një situate të tillë duhet të kërkohen në radhë të parë tek ndërtuesit, por edhe në një boshllëk ligjor. Legjislacioni në fuqi nuk parashikon asnjë rregullim të situatës së krijuar, e cila vazhdon të trashgohet vit pas viti dhe aktualisht rezulton të jetë më promblematike duke qënë se territori adminsitrativ i Bashkisë së Tiranës është zgjeruar.
Procesi
Bashkia e Tiranës të pajisë me certifikatë objektet e ndërtuara në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, të cilit nuk mund të jenë objekt trajtimi në bazë të Ligjit Nr. 9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar). Afati i lejes së ndërtimit për këto objekte duhet të ketë përfunduar.
Bashkia e Tiranës të kryejë kolaudimin e objekteve vetëm nëse subjekti zhvillues/ndërtues është shpallur i falimentuar, është likuiduar apo është inaktiv dhe nëse (ii) poseduesit e njësive të shërbimit apo banimit mbajtës të ligjshëm të kontratave të shkëmbimit/sipërmarrjes/porosisë dhe aktmarrëveshjeve të ngjashme, nuk gjejnë dakordësi për kryerjen e procedurave të kolaudimit të objektit nga ana e tyre. Rregullimi i këtyre pasojave mbështetet në parimin e atutonomisë vendore, te e dejta e pronës si një e drejtë subjective me karakter pasuror dhe së treti te parimi i sigurisë juridike.
Mbledhja
Këshilli Bashkiak mblidhet në 5 tetor, diskutohen 11 vendime
Këshilli Bashkiak i tiranës do të mblidhet në 5 tetor dhe pritet të diskutojë një sërë vendimesh. Janë 11 vendime për të cilat këshilltarët janë vënë në dijeni dhe që pritet të kalojnë me debate në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Më të rëndësishmit, janë vendimi për legalzimin e disa pallateve, bonusi i qirasë por edhe vendimi për projektbuxhetin afatmesëm 2016-2018. Pas dy muajve ndërpreje, Këshilli do të diskutojë edhe vendimin për paget e disa punonjësve apo projektvendimin për licensimin e taksive dhe kushtet që duhet të plotësojnë ato.
Redaksia Online
l.q.Shqiptarja.com