Si do të mblidhen të ardhurat në 2020? Plan optimist, pesha përsëri tek TVSH

Tatimet dhe doganat pritet të sjellin në buxhetin e shtetit në vitin 2020, rreth 334 miliardë lekë, shifër e cila do të jetë 20 miliardë më shumë se viti aktual. Ministria e Financave në projektbuxhetin e hartuar peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave përsëri ia ka faturuar Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi ky zë pritet të sjellë në buxhet 151.6 miliardë lekë. Kjo shifër është  8.1% më shumë se parashikimi fillestar i këtij viti.

Mbledhja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për 9 muajit e këtij viti nuk është realizuar në asnjë muaj, gjë që çoi edhe në shkarkim të drejtorit të Tatimeve tre muaj pasi u emërua në detyrë Enton Duro. Mosrealizimi i planit në masën e parashikuar për ekspertët lidhet me subjektivizmin që tregojnë institucionet në hartimin e buxhetit, fakt që u pranua edhe nga vetë ministrja pak ditë më parë, e cila theksoi se pavarësisht se optimizmi për të ardhurat ka qenë më i lartë nga sa duhet, përsëri ky vit parashikohet të ketë një realizim të madh të planit.

Optimizmi i treguar edhe këtë vit për këtë tregues lidhet edhe me një faktor tjetër që ka të bëjë me zgjerimin e gamës së tatimpaguesve, pra Ministria e Financave parashikon që në vitin e ardhshëm do të regjistrohen më shumë subjekte që paguajnë TVSH-në, kjo për shkak edhe të implementimit të fiskalizimit, i cili synon të eliminojë informalitetin dhe të rrisë deklarimet për çdo shitje dhe blerje.

Një tjetër zë që do të ketë peshë të madhe në buxhet janë të ardhurat nga akciza, pasi për 2020 është parashikuar të mblidhen 50.5 miliardë lekë ose 2.8 miliardë më shumë se në 2019. Po ashtu edhe ky tregues ka pasur një ecuri negative për vitin 2019,  dhe mosrealizimi i të ardhurave është edhe një nga arsyet për largimin e drejtorit të Doganave Arlind Gjokuta.

Ndërkohë të ardhurat nga “Tatimi Mbi të Ardhurat Personale” parashikohen 47.5 miliardë lekë, në të njëjtin nivel me pritshmëritë e vitit 2019. Po ashtu rritje të ardhurave priten nga kontributet e sigurimeve shoqërore, nga tatimi mbi fitimin, taksat nacionale por edhe nga të ardhurat nga qeveria.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja