Nëse keni menduar të lini pas dore palestrën, e keni gabim.

Kjo pasi stilistët me famë botërore këtë vit sugjerojnë stilin e viteve 80-të me funde të gjatë deri në pjesën e sipërme të belit dhe bluza të shkurtra.

Por lajmi i mirë mbetet se firmat e njohura si Lacoste, Louis Vuitton, DKNY, I kanë përshtatur këto veshje, duke ekspozuar një pjesë të vogël mishi se më parë.

Bluzat e shkurtra do të shoqërohen me funde ose pantallona me bel shumë të lartë.

Fundet e shkurtra dhe bluzat me linja gjeometrike të prezantuara më së miri në koleksionin  e Victoria Beckham në “New York Fashion Week”.

Në 2014 xhaketat e mbushura plot ngjyra dhe me një dizajnim të veçantë duhet të jenë patjetër pjesë e garderobës tuaj.

Ato ishin mjaft të përhapura në “London Fashion Week”, ku Jonathan Saunders dhe Erdem sollën hijeshinë e rrobave ekzotike, të mbushura me zogj, bletë dhe lule plot ngjyra.

Këpucët me takë jo shumë të lartë dhe me shirita të sjella nga stilistët Dries Van Noten dhe Proenza Schouler.

Veshje seksi me pjesë transparente në vende të ndryshme të trupit të ndërthurura mjaft bukur.

Helmut Lang, Max Mara, Christian Dior dhe Burberry sjellin veshje të ndërthuruara me pjesë transparente, të cilat ekspozojnë format.

Ngjyrat e ndezura dhe veshjet e ndërthurura me pupla, printime nga lëkurat e kashfëve, janë trend i përqafuar për 2014 nga Emilio Pucci.

Përsa i përket tendencës së ngjyrave, e bardha mbetet mjaft e preferuar. Nuk është vetëm për ato femra të cilat ngjiten në altar për ditën e rëndësishme të jetës së tyre, por për të gjitha ato femra që dëshirojnë të duken fashion.

Lacoste, Nina Ricci, Balenciaga dhe Christian Dior kanë përdorur të bardhën gjerësisht në koleksionet e tyre për këtë vit.

Mund të jetë një fustan, këmishë, apo bluzë, mjafton që ju do dukeni “in”.

Veshjet me ngjyra metalike, e arta e ndritshme kanë qenë baza e koleksionit në Paris Fashion Week.

Lanvin, Givenchy, Prabal Gurung dhe Altazzara sugjerojnë metaliken për tu dukut trendi në 2014.


si duhet te vishemi

 Foto të tjera

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)