Në stinën e pranverës dhe të verës lulet duan një kujdes më të veçantë përsa i përket ekspozimit të tyre në diell dhe ujitjes që duhet t`i bëjmë.
Në pranverë lulet kanë kulmin e lulëzimit të tyre. Ato janë të shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe.
Kombinimi i ngjyrave për në ballkonin tonë bëhet sipas dëshirës por ne duhet të kemi një kujdes të veçantë për kushtet se ku mund t`i vendosim lulet.
Në një intervistë me specialisten e luleve Nertilda Nasto, na tha se lulet në këtë sezon duan një kujdes të veçantë.
“Në këtë stinë ka lule që duan dritën e diellit dhe ka lule të cilat duan hije. Ndaj, duhet të kemi informacionin e duhur përsa i përket luleve dhe më pas t`i vendosim ato në vendin e duhur”, u shpreh Nasto.

Këshilla për ujitjen e luleve në sezonin pranverë – verë:
Ndër lulet e pranverës mund të përmendim:
Borziloku
Mentja
"Begonia", e cila nuk do shumë ujitje sepse gjethja e saj është tulore dhe e konservon ujin.
“Lule bora”. Edhe kjo lule nuk ka nevojë për shumë ujë.
Lulja “tagec” ose ndryshe lulja e menekshesë e cila është një lule sezonale. Në muajin tetor ajo humb.
Lulja “Dahlia” është shumë estetike sepse lulja e saj çel në dy ngjyra.
“Lulja e ujit” është një bimë e re që ka hyrë në Shqipëri. Është më e këshillueshme për t`u vendosur në zyrë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Në stinën e verës nuk duhet t`i spërkasim lulet me ujë pasi ato në këtë stinë ndodhen në temperatura të larta. Duke e spërkatur me ujë të ftohtë lulet pësojnë një dëm të madh.
- Ujitja duhet të kryhet në rrënjët e bimës.
- Për të ujitur lulen duhet të përdorim ujë të ambientin dhe jo të ftohtë.