'Si e njoha Sherif Merdanin në burgun e Tiranës dhe çfarë më tha ai në takimin e parë'/ Takimi i ish- të dënuarit që u arratis në '85-ën dhe jeton në SHBA

'Si e njoha Sherif Merdanin në burgun e Tiranës dhe çfarë më tha ai në takimin e parë'/ Takimi i ish- të dënuarit që u arratis në '85-ën dhe jeton në SHBA

Foto ilustruese

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

                                                 Prolog

                                          Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara. Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

Të burgosurit që njoha në “Kaushin” e Tiranës!

Në këtë kaush kaq të vogël, të mbyllur si varr duket sikur koha nuk lëviz fare. Kishim të drejtë të dilnim tre herë në WC, dhe një orë në oborrin e ajrimit që e quanin “Pajtos”. Ditët dukeshin tepër të gjata dhe të ulur në heshtje duke pritur vaktet nga dritarja e vogël si një brimë e mbërthyer në hekura, depërtonte një rreze drite. Ajo ishte e vetmja dhuratë që na dërgonte Zoti, që bënte të dallonim muret, fytyrat dhe duart tona.

I ulur mbi dyshekun e mbushur me kashtë “Byk”, me duart të kryqëzuara, duke e tretur vështrimin përtej hekurave të kryqëzuar të kësaj dritareje, në atë cep qiell të pafund, e ndjeja veten të ngulur thellë aty ku isha, në atë kaush të vjetër, që i ngjan një varri të betontë. Në atë errësirë torturonjëse, ku të ftohtit të çikte nga çdo anë, nga ajo dritare si brimë, në atë mur të betontë depërtonte zhurma e qytetit, që gjatë ditës sa vinte dhe bëhej më e madhe, gjatë ndërsa gjatë mbrëmjes, vinte duke u qetësuar, por jo krejt. Sirenat e trenave të punës, zhurma monotone e uzinave, nuk pushonin kurrë.

Rrija e mendoja duke mos e çarë kokën për bisedat, rënkimet që dëgjoheshin në tërë “Kaushin” tonë të vogël. Gjithnjë ka pasur të kamur, por më shumë të mjerë, varfanjak, fatkeq, thoja unë me mëndje, tek po shihja Padër Markun në qoshe të katit të dytë, ku kollofiste një copë marrmallat. Merre me mend, arrsyetoja unë, edhe këtu brenda mureve të betonit nuk ekziston barazia!

Burgu është një kopësht i patreguar, ku lulëzojnë veset më të ulta, më shtazarake, të ngritura në sistem, të stimuluara nga lart, për të degjeneruar njerëzit politikisht dhe moralisht. Këta njerëz të mjerë, kanë fatin e keq t’u nënshtrohen metodave dhe formave më tipike deri sa të gjunjëzohen, deri sa të urrejnë edhe veten e vet, deri sa t’i eleminojnë fizikisht.

Burgu ka diçka të llahtarshme, ose më mirë të them të tmerrëshme. Të duket sikur je jashtë kohës dhe hapsirës, sikur je në ndonjë qoshe të Ferrit, ku njerëzit i torturon vuajtja e izolimit, e urisë kronike. Vaktet i presim me pa durim, për të marrë atë cop bukë 200 gr. Dhe një lugë me ujë të zier, ku notojnë nja 15-20 kokërra orizi për darken, që e quajnë “supë”, kurse në mëngjes, një lugë ujë me ngjyrë të zezë, që e quajnë “çaj”, pa kurrfar ëmbëlsie. A mund të shuhet uria me një ushqim të tillë?! Habitesha se si duronin dhe nuk vdisnin këta njerëz nga kjo torture, më ç’njerëzorja mbi dhe?! Ku ishte ajo forcë magjike që i mbante gjallë vite me radhë? Si? Çfar? Pse?… nuk kisha dot një përgjigje!

Takimi në “Kaush” me Rexho Plakun, ishte në burg që nga 1946-ta

Një pasdite, aty nga fundi i tetorit u hap dera, brenda hynë tre të burgosur, të thyer në moshë. Si zakonisht, i uruam mirëseardhjen, duke i ngushulluar: “të shkuara”. Thanë se vinin nga Spitali – Burg, që ishte afër Spitalit Nr.2. Dukeshin të lodhur më tepër nga mosha dhe vura re tek dridheshin nga vuajtja e sëmundjes. Më erdhi shumë keq. Ishin nja dy dyshekë bosh në katin përdhes, aty ku dergjesha unë. Njëri prej tyre, plak rreth të 70 vjeç, u afrua dhe m’u lut nëse ishte e mundur të ulej në krah tim. E ndihmova të ulej pranë meje. Në dorë mbante një torbë të vjetër gjithë arrna. Pasi e shtroi batanijen me ndihmën time, më pyeti:

– “Je i burgosur i ri?” – “Po! Ia ktheva”

– “Nga ç’anë je mor djalë?” pyeti përsëri plaku.

– “Jam nga zona e Sarandës, xhaxha”, i’u përgjigja. Plaku u kthye drejt, më vuri re me shumë vrejtje dhe aty për aty më pyeti:

– “Nga cili fshat bir?”,

– “Markati” … u habit plaku që akoma nuk ja dija emrin.

– “Markati?” … u habit plaku “Po Markati” vazhdova.

– “I kujt je nga Markati mor djal”? Pyeti përsëri plaku.

– “Pse, zotëri jeni dhe ju nga ajo anë?” e pyeta unë.

– “Po unë jam nga Konispoli, më quajnë Rexho Plaku, nëse ke dëgjuar!” m’u përgjigj ai.

Unë mbeta i shtangur në qoshen time, nuk besoja se çfar po ndodhte, ishte vallë reale?!

Unë dija shumë për Rexhon, ai ishte i pari bashkë me Haki Rushitin, që formuan “Çetën e Çamërisë” gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore.

Rexhua, më tregoi tërë dramën e jetës së tij. Motra e tij ishte gruaja e Kundëradmiralit, Teme Sejko, (i cili u ekzekutua nga regjimi i Enver Hoxhës), ndërsa shoku i tij, Haki Rrushiti, mundi të arratisej pas lufte dhe vdiq në mërgim. Rexho Plaku, ishte në burg që nga viti 1946, ai nuk e pranoi sistemin e Enverit dhe kjo i kushtoi shumë. Rexhua më dha një informacion të vlefshëm për jetën e burgut. Ai më këshilloi: ‘kujdes se në burg ka shumë provokator dhe spiunë’. Rexhua më tha se njhte shumë njerëz të mirë në Spaç, si Xhemal Balin, Dervish Sulon, Idriz Allunin e shumë të tjerë.

Këshillat e vlefshme të Rexhos, i vura në “xhepin” e mëndjes. Nuk ngopesha nga bisedat interesante të xha Rexhos. Një ditë tek po bënim shëtitje në oborrin e ajrimit që e quanin “Pajtos”, më tha: -“Do të doja aq shumë që të bëja ca xhiro, por do më falësh, se do ulem, nuk kam takat”. “Jo’, ja ktheva, “s’ka përse, do ulem dhe unë me ty këtu në çiemnto të oborrit”. Sa u gëzua që unë i bëra shoqëri. Rexhua me zor merrte frymë, nga dobësia dhe pleqëria. “Më fal xha Rexho, të lodha, kam aq shumë pyetje”, thashë duke kërkuar falje Rexho Plakut.

-“Jo, jo, biri im, mos e thuaj atë”, u përgjigj menjëherë Rexhoja.

-“Është kënaqësi e veçantë që zoti e bëri të mundur që të njihem me ty, ti je i ri, pra tregoj njerzis se si vuajtëm. Besoj se nuk do të shoh më ty, me siguri do të shkosh në Spaç, unë mund të iki në Ballsh, nesër ose pasnesër”, përfundoi Rexho bisedën. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë, ditën tjetër, që në mëngjez, polici hapi derën dhe lexoi emrat e të burgosurve që shkonin për në Ballsh, të cilët ishin: Lluk Kaçaj, Stavri Rafaeli, Rexho Plaku dhe disa të tjerë, që s’i mbaj mënd. U përshëndeta me Rexhon, i urova rrugë të mbarë, kujtimin e tij e mbaj në zëmër.

Si e njoha Sherfif Merdanin në burg?

Në “Kaushin” tonë, me më tepër se 17-18 të burgosur, disa flinin në çimento. Më pas sikur u lehtësuam pak, pasi çdo javë vinin pleq të sëmurë nga spitali i burgut dhe ata s’prisnin më tepër se një javë, sepse Autoburgu mbushej me të burgosur ordinerë. Kampi i Ballshit ishte i ndarë më dysh, ordinerë dhe politik. Të burgosurit politik të kampit të Ballshit, pjesa më e madhe ishin pleq. Të rinjtë i çonin në Spaç, për të punuar në minierën e bakrit, kështu që unë prisja të vinin të burgosur të tjerë për të mbushur Autoburgun.

Ditën tjetër, u hap dera dhe brenda hyri një djal i ri, i cili të linte përshtypjen se sa kishte mbaruar ushtrinë. Dukej i gëzuar që shifte njerëz. Na përshëndeti e na tha se e quanin Sheme dhe ishte nga rrethi i Tepelenës. “Mos u mërzit”, më tha Tanushi, tani u bëtë tre për në burgun e Spaçit”, vazhdoi ai që e dinte se unë nuk e duroja dot atë errësirë të qelbur nga tymi i duhanit që pinin të burgosurit.

Të nesërmen u hap përsëri dera dhe polic Skënderi, urdhëroi të futej brenda i burgosuri i ri që u shfaq në krah të derës. I burgosuri i ri, na përshëndeti: “Mirë se ju gjej shokë”, tha me buzëqeshje. Ai ishte një djalë i ri elegant, i veshur me rroba të modës së fundit, flokët kishin filluar t’i binin dhe aty këtu dukeshin thinja të parakohëshme. Pa na u dhënë mundësia të pyesnim se kush është ky djalë, ai tha: “Jam Sherfif Merdani, besoj se keni dëgjuar këngët e mija”, foli ai duke zgjatur dorën të bënte toka me të gjithë.

Unë isha shtangur në qoshen time, nuk i besoja syve të mij. Tanushi, gjithnjë i gatshëm për të mirseardhurit e rinj, zbriti nga krevati i tij në katin e tretë, e ngushëlloi Sherifin dhe shpejt e shpejt, i poqi një kafe. Një ditë më parë, unë me Tanushin, diskutonim për këngën e “Nënës”, që jepte radio e burgut në kohën që ishim në korridor për të shkuar në ËC. Tanushi më tha: “Në mos gabohem, këtë këngë e këndon, Sherif Merdani”, “Jo’, ja ktheva unë, ‘ky këngëtar që këndon, është Tonin Tërshana”, e kundërshtova Tanushin, sepse e njihja shumë mirë, zërin e ëmbël të Sherif Merdanit. Tanushi mënjëherë hyri në muhabet me Sherfin, duke i thënë se një ditë më parë, grindej me mua, se kush e këndonte këngën e “Nënës”. “Unë e kundërshtoja Kasemin, ai ka të drejtë”.

Sherifi na tregoi dramën e tij. Pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, Sherifi punonte në rrethin e Librazhdit ku ishte mësues në gjimnaz. Festivali i 11 i Këngës që u zhvillua në dhjetor 1972, bëri bujë të madhe dhe u mirëprit nga publiku shqiptar, për muzikën e bukur, këngët që më tepër i këndohej dashurisë dhe jo Enverit e Partisë! Por pak ditë më pas, Festivali u kritikua nga vetë Enveri, si një festival me muzikë dekadente. Menjëherë, diktatori mbajti Pleniumin e IV-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku ai fillimisht kritikoi Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Radio-Televizionin, etj. Më pas dënoi më burgime të rënda shokët e tij: Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, si dhe Mihal Luarasin e shumë shkrimtarë dhe artistë të tjerë. Një nga këta viktima, ishte dhe Sherif Merdani, që tani ndodhej i mbyllur në këtë “Kaush” të errët. Për mua Sherifi ishte një yll i këtij festivali dhe do të mbetej i tillë. Mund të them pa hezituar, se ardhja e Sherifit më dha kurajo, ndjeva se nuk isha vetëm në këtë botë. Megjithse jetonim momente tepër të vështira të jetës, ky njeri më ngjalli me kurajon e tij, me optimizmin e tij, sikur ta dinte se ky nuk do ishte fundi.

Ai këndonte, vërshëllente, duke më thënë: “Mos u mërzit Kasem, do të ketë ditë të mira dhe për Ne”. Sherifi nuk kishte hidhërim në zemrën e tij, por tinguj hyjnor muzike që mbanin shpresën gjallë, jo vetëm të Sherifit, por të gjithë atyre shokëve që e rrethonin. Çdo ditë e dëgjoja me ëndje këtë njeri, që unë e quaja “Gjeni”. Ndjehesha tepër i gëzuar, që pata rastin ta njihja.

Me 6 nëntor, aty nga ora 10 e mëngjezit, polici hapi derën dhe me një listë në dorë, lexoi emrat e të burgosurve: Qani Çollaku, Lavdosh Sheme, Kasem Hoxha, Sherif Merdani dhe nja dy të tjerë, e urdhëroi që të merrnim plaçkat dhe të dilnim në korridor të burgut. U gëzuam që po dilnim nga ky varr, por nuk e dinim që do të shkonim në një varr, akoma më të tmerrshëm.   Na lidhën dy e nga dy me hekura, mua dhe Sherfin na lidhën së bashku.Sherfi si gjithnjë në gjëndje të mirë shpirtërore, më pëshëpriti në vesh: “Po na çojnë në Spaç”, dhe vazhdoi: “Mos u mërzit Kasem, aty është dhe kushëriri im, Ylber Merdani….”.

Sherifi, gjatë më tepër se dy javëve në burgun e Tiranës, më tregoi për dramën e jetës së tij. Regjimi komunist i Enver Hoxhës, i burgosi babanë dhe nënën e tij, e gjithë fisnin e Merdanajve, për të vetmin “faj”, sepse ishin njerëz të pasur. Sherifi me vështirësi mbaroi studimet, por regjimi i dha punë në një vënd të pazhvilluar, më tepër për ta izoluar këtë talent, por megjithatë, Sherifi shkëlqeu. Dhe tani diktatori po e fuste në varr të gjallë, për ta shuar përjetë atë zë aq të ëmbël. Pas më tepër se tre orësh udhëtimi me atë makinë burg, ku nuk kishte asnjë vrimë për ajrim, arritëm në Spaç. Ne të lidhur prisnim të përziheshim me turmën.

Na zgjidhën hekurat dhe oficeri i rojës, Jovan Andoni, i dha urdhër policit, Pjetër Kokës, të na fusnin në burgun e madh, ku asnjë nuk dukej në oborr. Pas Revoltës së 21 majit, të atij viti, burgu ishte nën një regjim të rreptë, torturues. Të burgosurit ishin të detyruar të qëndronin në rresht me orë të tëra, për të dëgjuar veprat e Enver Hoxhës dhe normën e rëndë të punës në minierë, që ata e quanin “cikël të punës”.

Pejsazhi i Spaçit, kur dola nga makina burg, më tmerroi! Malet me nje ngjyrë të errët plumbi, e rrethojnë nga të katër anët këtë gropë me emrin Spaç. Në të vërtetë, zoti kish ndërtuar aty një burg natyral, duke i ardhur në ndihmë Enver Hoxhës për punët e tij kriminale. Syri nuk të shihte asnjë gjethe të gjelbër në atë pejsazh të zymtë dhe tepër të shkretë. Nga çdo anë që të hidhje sytë, shihje gremina dhe korba të zeza. Përroi që kalonte ndën burg, sillte ujë ngjyrë kafe në të verdhë nga aciditeti i minierës. Nja dy shtëpi në brinjën e përtejme të malit, sikur i jepnin jetë kësaj zone të vdekur. As në pranverë nuk shihje dhe nuk dëgjoje këngë zogjsh, vetëm ulërimën e ujqërve, të egërsirave që përziheshin me britmën gjithë të shara ofenduese të policëve katil, mirditor.

Ecja hap-trembur bashkë me Sherifin dhe shokët e tjerë, duke zbritur shkallët në drejtim të burgut varr. Polici Pjetër Koka, na printe përpara. Burgu ishte ndërtuar në një terren shumë të pjerrët. Ka një shesh nja 30 metra të gjatë dhe 8 metra të gjerë përpara burgut, dhe po një të tillë që shërben si fushë volejbolli pas burgut. Dy ndërtesa nga tre kate secila me një gjatësi nja 50 metra, me 24 kaushe, të cilët mbyllnin brenda më tepër se 1500 të burgosur. Para ndërtesave tre katëshe, ishte ËC, banja, guzhina private dhe pranë portës të daljes për punë, depua e rrobave të punës, kurse në krah barakja që ne e quanim “Berberhane”.

Polici na çoi tek depua e rrobave, na dhanë nga dy batanie të vjetra, xhaketa dhe pantallona ngjyrë kafe, nga një kapotë të vjetër, nga një palë opinga llastiku, e tesha të brendëshme.

Zyra Teknike, që drejtohej nga disa të burgosur spiun të regjimit, si Kujtim …,Loli…., Hajdar…, e kishin bërë planin se në cilën zonë të minierës do të punonin ne të sapoardhurit. Mua dhe Sherifin na çuan në katin e dytë, dhoma nr.7, brigadë që drejtohej nga i burgosuri spiun Besnik…! Sa hymë në kaush, të burgosurit na pritën me shumë dashamirësi. I vumë rrobat që mbanim në dorë në krevatat bosh dhe u përshëndetëm me të gjithë sa ishin brenda në kaush, duke u prezantuar se kush ishim dhe nga çfar zone të Shqipërisë ishim.

Erdhën të burgosur dhe nga dhomat e tjera për të më takuar, më i interesuari ishte Behar Kodra, ky ishte ai që shpërndante lajmin në të burgosur, kush vinte e kush ikte, bile u tregonte të burgosurve se çfar supe gatuhej në guzhinë për drek. Të burgosurit e dhomës na ndihmuan të rregullonim krevatët sipas rregullores. Brigadieri na tregoi rregullat e burgut. Unë zura vend në katin e dytë, në krah të majtë flinte një burrë i shëndoshë me mustaqe të zeza e quanin, Zeqir Alia, në të djathtë një burrë mesatar që i kishte kaluar të dyzetat, tullac, e quanin Zydi Hoxha.

Në dhomë ishin më tepër se 40 të burgosur, dhe Gjin Marku, hyri brenda duke i sharë të burgosurit e u tha: “Shkoni në krevatin tuaj!” Ai e pyeti brigadierin e burgut nëse na e bëri të qartë rregulloren e burgut dhe të punës. Brigada e Besnik Q… ishte turni i tretë atë javë dhe ai na tha: “Tellalli e bën zgjimin në orën 10 të darkës, me shpejtësi do rreshtoheni në fushë pas burgut, pasi të jenë rreshtuar të gjithë, do na jepet darka, pas ushqimit duhet të përgatiteni për punë, të rreshtoheni në tarracë.

Në orën njëmbëdhjetë, do hyni në galeri, duhet që të realizoni normën, përndryshe, do dënoheni në birucë, deri në një muaj izolim! Në orën 7 të mëngjesit do kthehemi përsëri në burg, duhet të bëni shpejt e shpejt nevojat tuaja personale, do të rreshtoheni po në të njëjtin vend, që të hani mëngjesin. Pas mëngjesit, tellalli do të flas për apelin e përgjithshëm të burgut, duhet me shpejtësi të rreshtoheni sipas brigadave në tarracë. Pasi të mbarojë apeli, turni i tretë shkon të flejë, kurse turni i dytë dhe “papunësia”, rreshtohen në fushë mbas burgut, ku lexohen veprat e shokut Enver për katër orë (që ishte me të vërtetë një torturë e tmershme, pasi për 4 orë duhesh të rrije në shi, në borë dhe në vapën e korrikut të dëgjoje A. Xh. dhe Paulin V…, këta ishin lexuesit e veprave).

“Në orën 3 pas dite, bëhet zgjimi i turnit të tretë dhe përsëri do hash drekën, do presësh apelin e mbrëmjes, do lexohen veprat e shokut Enver nga ora 4 deri në orën 8 të mbrëmjes, dhe në orën 10, do të shkosh përsëri në punë”, përfundoi brigadier Besnik Q…. Siç dukej në këtë rregullore s’kishim kohë as të bënim sh….!

Në dhomë na erdhën vizitorë! Sherifit i erdhi kushëriri i pare, për ta takuar, Ylber Merdani nga Korça, kurse mua një fshatar nga Verva, Xhemal Bali, me një shokun e tij Feti Kumanaku, nga Fieri. Ata më sollën pak ushqim, duke më siguruar se të dielën që ishte ditë pushimi, do bisedonim për gjithçka. Xha Rexhua më tha në burg të Tiranës, se: në Spaç do gjesh Xhemal Balin, ky kishte më tepër se 15 vjet i mbyllur në burg, por që dukej fare mirë nga gjendja shëndetësore, mosha e tij e re, megjithse ishte 36 vjeç dukej më i ri.

Atë natë unë me Sherifin shkuam turni i tretë, na caktuan të bënim punën e minatorit, një punë shumë e rëndë dhe me rrezik të madh. Kur më gëlltiti gryka e galerisë gjithë tym me gazra helmuese, mendova se ky ishte fundi. S’kisha fare forcë në krahët e mi të dobësuar nga torturat dhe uria. Hidajet Vesho, do më instruktonte si ta përdorja martelin për të hapur 10-15 vrima për minat. Fronti i galerisë ishte tepër larg dhe në dorë ne mbanim kandilat e karbitit për të ndriçuar errësirën. Në grupin e punës ishin tre vetë, dy punëtort e ngarkimit të materialit dhe minatori.

“Cikli i punës është ky”: (më tregonte Hidajeti). “Këtë plasie duhet ta pastroni, besoj se do jenë nja 12-14 vagona material, (bakër) pasi ta kesh pastruar, do do vendosësh 2 deri në 4 pal trupa për sigurimin e galerisë dhe pastaj do të hapësh vrimat në front për plasjen. Këtë duhet ta realizosh çdo ditë, tani na shiko neve se si punojmë, nesër je vetëm”, përfundoi Hidajeti instruktazhin dhe ju përvesh punës me të dy shokët e grupit, Zeqirin dhe Hajrinë. Unë shkova pas Hidajetit, ai do më tregonte se si do t’i përgatisja trupat e drunjtë për sigurimin e frontit të galerisë që mos të shëmbej.

Ai më tregoi si t’i vendosja, si t’i siguroja mos të rrëzoheshin nga plasja e minave. (Po ju paraqes me skicë se si duket një palë me trupa druri). Unë duhet të përgatitja tre-katër palë për çdo ditë, për çdo cikël pune ose për ndryshe përfundoja në qelitë e izolimit. Zeqiri me Hajrin ishin punëtor të mirë, djersa u kullonte rrëke, megjithëse i kishin hequr rrobat gjysëm lakuriq në këtë nxehtësi më tepër se 40 gradë, kur ata e pastruan, Hidajeti filloi të vendosë trupat e pregatitura. Na kishin mbetur akoma dhe tre orë për të vendosur trupat dhe të bënte vrimat e minave.

Hidajeti më jepta disa këshilla tepër të vlefshme, ai më tha: “Mundohu të fillosh bërjen e brimave më parë se të tjerët”! ”Për ç’arsye e pyeta unë? “sepse bie presioni i ajrit dhe ti do të rrish me orë të tëra mbi ‘Martel”, (pistoletë ajri) ma ktheu ai. Dhe me të vërtetë, Hidajeti i vendosi trupat menjëherë, mori pistoletën për hapjen e vrimave dhe për një gjysëm ore i mbaroi. Vrimat duhet të ishin më tepër se 60 cm., përndryshe policët që vendosnin minat, nuk i pranonin! Hidajeti e mbaroi ciklin e punës një orë para afatit. Ai më çoi në një vend në galeri ku dilte shumë ujë. Ujë me acid, jo i mirë për të pirë dhe me atë ne lamë pak sytë dhe fytyrën e pluhërosur. Nga galeria duhej të dilnim jashtë në orën 7 të mëngjesit, po në këtë kohë turni i pare, do hynte në galeri./Memorie.al

Vijon nesër

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ENVER PEDERASTI: 02/09/2020 17:57

    O SKENI FAJ JU QË PËLLITNI SE SJU QIU NONAT ENVERI E TA SHIFNIT JU O ÇIBAN QË MBRONI NJERËZ SI ENVERI E NJERËZ SI SALMUT QENEF WC BERBAJGA PJELLA E ENVERIT.

    Përgjigju
  • V.F.L.P: 02/09/2020 09:47

    Dy gabime ka ai sistem ..gabimi i pare eshte qe sju vra te gjitheve ju qe dogjet shqiperin ne 97 ..dhe gabimi i dyt eshte i enverit qe nuk la nje njeri si vetja e tij..

    Përgjigju
    • Tralala: 02/09/2020 15:24

      Ik o nacionalist zagari ju dhe litarin e keni pak ..ju duheshi te futeshit ne furr te druve po cti besh enverit zemer mire ju coji ne kamp..dhe na tregoni histori ..ne furr ore ne furre te druve atije e keni vendin ju..se shkaterruat shqiperin o maskarenj.. rrugecer

    • Nacionalisti: 02/09/2020 14:04

      I treti eshte qe linde ti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja