Si fitohen para nga Instagrami? Blogerja Rina Kuqo tregon eksperiencën e saj: 'Duhet të jesh shumë e hapur, të krijosh'...

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ folëm për rrjetet sociale, ‘Si mund të fitojmë para nga Instagrami’?  Të ftuara Sidorela Lepri, menaxhere marketingu dhe Rina Kuqo blogere, folën për eksperiencën e tyre  në këtë fushë.

Tashmë, Instagrami është kthyer në një mjet për të bërë biznes dhe për të fituar të ardhura. Të famshmit janë ata të cilët fitojnë më shumë nga postimet nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe blogerët nëpërmjet fotove kanë arritur të fitojnë audiencën e tyre, që i sjell mjaft të ardhura.

Sidorela Lepri, menaxhere marketingu shprehet se Instagrami është kthyer në një punë të mirëfilltë për shumë personazhe, jo vetëm për bloger-at apo influencuesit e rinj por edhe personazhe që mund të jenë prezantues, këngëtarë etj.

‘’ Nëse fokusohesh tek Instagrami dhe mendon strategjitë e duhura për ta rritur dhe për ta promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme, patjetër që çdokush që dëshiron të investojë tek kjo fushë, mund të gjenerojë sa më shumë para. Ne këtë gjë e kemi parë nga personazhet më të njohur në botë ku një postim i caktuar në feed apo në story për një mark apo brand të caktuar paguhet me shifra marramendëse por edhe personazhe të tjera të këtij niveli. Sigurisht që mund të bëhen shumë para, sepse vetë kompanitë më të mëdha botërore një pjesë të mirë të buxhetit të tyre marketing kanë vendosur ta  orientojnë drejt Instagramit’’ u shpreh ajo.

Ndërsa Rina Kuqo, një blogere mjaft e dashur për të apasinuarit pas modës, foli për eksperiencën e saj personale. Si e ngriti faqjen e saj në Instagram si blogere, duke arritur edhe të fitojë mjaft të ardhura:

‘’ Unë kam gati tre vite që kam hapur Instagramin, që e kam kthyer në blog, kështu që besoj se është një kohë goxha e gjatë për të pasur ndjekësat e mi. Mendoj se një pjesë e rëndësishme është komunikimi që duhet të krijosh me ndjekësit, për mendimin tim nëse ti nuk ke komunikim, që ndjekësat të njohin, të jesh sa më afër tyre,  të tregosh pak a shumë dhe nga jeta jote nëpërmjet story-ve, jo vetëm pjesën e fotove që do postosh në feed, nuk mendoj që ti do mund të bësh një punë të plotë, mund ta quaj.  Duhet të jesh shumë e hapur, të krijosh bashkëbisedime, të hapësh tema të ndryshme, me pak fjalë kjo mund të jetë besoj unë çelësi i suksesit tim’’ u shpreh ajo.

Mjafton pak vullnet dhe fokusim në atë që dëshironi të krijoni në llogarinë tuaj në Instagram dhe mund të fitoni të ardhura njësoj si në një punë të mirëfilltë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 24/11/2020 13:59

    Ne nje treg kaq te vogel sic eshte Shqiperia, mundesia e fitimit nga rrjetet sociale, eshte fare e vogel per te mos thene e paperfillshme.Asnjera nga keta blogera nuk tregon ndonje pagese te marre nga ndonje ent apo person, pra si e tille mbesin edhe te pabesueshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani