Si gënjeu Berisha 1 ditë para protestës, nuk ka çuar asnjë marrëveshje në Kushtetuese për Portin e Durrësit! Nxori Bylykbashin duke u tallur me shqiptarët

Si gënjeu Berisha 1 ditë para protestës, nuk ka çuar asnjë marrëveshje në Kushtetuese për Portin e Durrësit! Nxori Bylykbashin duke u tallur me shqiptarët

Sali Berisha

Një ditë para protestës kundër qeverisë, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, përmes deputetit Oerd Bylykbashi, deklaroi se kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes së pretenduar të qeverisë për Portin e Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh. “Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit”, tha Bylykbashi.

Nga një verifikim i thjeshtë kemi të bëjmë thjeshtë me një gënjeshtër banale të Sali Berishës, në funksion të propagandës para protestës. Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë kërkesë në Kushtetuese kundër projektit për transformimin e Portit të Durrësit, për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston një marrëveshje e miratuar.

Që një marrëveshje të paditet për shfuqizim në Kushtetuese, duhet që së pari të miratohet nga Kuvendi, më pas të dekretohet nga Presidenti i Republikës, më tej të Botohet në Fletoren Zyrtare dhe të hyjë në fuqi. Marrëveshja që PD-ja pretendon se ka kërkuar që të shfuqizohet në Kushtetuese, as nuk është diskutuar ende nga Kuvendi. Ka vetëm një kërkesë nga mazhoranca për të miratuar me procedurë të përshpejtuar projekt marrëveshjen mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Pra, jo miratim, por vetëm kërkesë për procedurën.

Atëherë si mund të dërgohet një marrëveshje në Kushtetuese kur nuk ekziston? Këtë mund ta pretendojë vetëm Rithemelimi, i cili duket se vijon t’i konsiderojë shqiptarët si njerëz që besojnë çfarë u thonë.

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e një tjetër marrëveshje të vitit 2020 për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshje të tilla qeveria shqiptare ka lidhur mbi 50. Marrëveshje të tilla janë të zakonshme dhe nuk ka asnjë gjasë që të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, pasi marrëveshja ka parashikime të përgjithshme. Në të gjithë përmbajtjen e marrëveshjes së vitit 2020, Porti i Durrësit përmendet vetëm një herë, për mundësinë e rizhvillimit të portit.

 “Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, thuhet në pikën 1 të nenit 6 të marrëveshjes.

A mund të dërgohet një marrëveshje bashkëpunimi në Kushtetuese, vetëm për fjalinë  “Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, duke pretenduar se ka elemente antikushtetuese? A mundet që një parti t’i kërkojë Kushtetutës ndalimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e tjera? Edhe regjimi komunist kishte bashkëpunim ekonomik me disa vende.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BIBILUSHI BULES KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/11/2022 07:43

    O Jano po Edi Rama ska vra njeri si krimineli, hajdut, ish sekretari partis, maloku Sali i ka duart me xhak. Kurse ti i bi po me një vrim fyllit o Jano kok bosh.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 11/11/2022 20:59

    Po si mund ti besoni ketij zjarrvenesi ky kujton se shqiperia eshte pron e tij dhe do te behet si do salushi ?ka te drejt se me kujtohet ne nje interviste qe ka thene ju do punoni per familjen time ,dhe familja e ati nuk eshte ngopur akoma ,ne varr do ti maresh sali

    Përgjigju
  • Jano: 11/11/2022 20:30

    Ne vend te merret me aferen e Durrsit, sejmenet ramiste leshohen kuturu.

    Përgjigju
  • beni: 11/11/2022 18:03

    pak me shum se berisham, jeni te genjuy ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump