'Si ishte dhe si u bë', Shkodra me komisariat të ri policie, Rama publikon pamjet e transformimit të godinës

Shkodra nga sot ka një komisariat tërësisht të rikonstruktuar të policisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e komisariatit të policisë Shkodër si ishte dhe si u bë pas rikonstruksionit dhe ajo që vihet re ndryshimi është si dita me natën.

Në videon e publikuara sot nga kryeministri Rama të ndryshimit që i është bërë Komisariatit të Shkodrës, duket se lagështia, muret e rrëzuara dhe pamja e një godine të rrënuar e braktisur tashmë është zhdukur dhe sot Shkodra ka një komisarit të ri e modern.

Komisariati i Shkodrës është rikonstruktuar me investimet e qeverisë dhe sot gëzon një pamje dinjitozë për policinë, me zyra e salla konferencash me standarde të larta. Ditën e djeshme ishte ministri Bledi Çuçi që inauguroi zyrat e reja të këtij komisariati.

Ndryshimet në godinë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeti: 24/06/2021 12:57

    Ore po sa here do ta ndertoni ate godine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?