I sheh ngado në rrugë, qendra tregtare, autobusë urbanë, të dalin në grupe, të ecin në paqe mes shqiptarëve, e të mos dëgjohet deri tani kurrgjë e keqe prej tyre dhe ndaj atyre.

Janë rreth 3000 muxhahedinë në Shqipëri, që banojnë në zona të përcaktuara për ta, ku kanë të siguruar gjithçka falas, banesën, ushqimin. Ku nuk u mungojnë edhe xhamitë për t’u falur e lutur.

Dallojnë prej veshjeve me ngjyra të errëta, shami në kokë gratë, e mustaqe burrat, duke e bërë më të larmishme pamjen e Tiranës, sadopak kozmopolite.

Por nuk duan të shfaqen në kamera, refuzojnë t’i përgjigjen, të japin sadopak detaje për vetveten, duke shfaqur frikë, frikë që vjen përtej shqiptarëve dhe Shqipërisë./RTSH

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com