Vijnë nga arkiva e Stambollit 350 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare (VIDEO)

 “Moj e Bukura More, Ku të lashë, ku të lashë, e më s’të pashë”...

Qindra shqiptarë që ngritën krye për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane gjatë shekullit të 15-të, u detyruan të largohen nga Moreja. Pas këtyre kryengritjeve, ata nuk u lejuan të kthehen, shkruhet në arkivat e Stambollit.

Rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kombëtare, që datojnë nga viti 1455 deri në Shpalljen e Pavarësisë, përgjatë periudhës  që Shqipëria ishte nën sundimin osman,  kanë ardhur në Tiranë nga Arkivi Qendror i Stambollit. Kopjet e dixhitalizuara të këtyre dokumenteve do të jenë tashmë pjesë e e  Arkivave të shtetit shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, në një deklaratë për shtyp foli për rëndësinë e arkivave osmane.

"Pjesa më e madhe e tyre i përkasin shekullit të 19 dhe 20 ku tregohet për zhvillimet në perandorinë osmane në territoret e banuara nga shqiptarët, reformat, kryengritjet shqiptare, masat  për t'i shtypur ato nga perandoria osmane, cështje fetare, arsimore, madje edhe thellësisht cështje të shkrimit të gjuhës shqiqe" tha ndër të tjera Ardit Bido.

Gjithashtu drejtori Bido theksoi s cilat prej tyre paraqesin një rëndësi të madhe për studimin e historisë kombëtare.

"Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër ku përfshihen qytete shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani. Jane shkresa që japin një pasqyrë mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Perandorinë Osmane", tha Bido.

Duke ditur pozicionin sundues të osmanëve dhe luftërat që kanë bërë kundër shqiptarëve, a ka gjasa që të bëhen seleksionime apo censurime në përzgjedhjen e këtyre arkivave? Drejtori Bido e ka një përgjigje: "Dokumentet kanë ardhur në formë dixhitale dhe janë të njëjta me origjinale. Arkivat shkëmbejnë informacione dhe asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret. I takojnë historianëve për të bërë një pasqyrim më të qartë për dokumente për të cilat nuk i dinin deri më dje dhe që mund të ndryshojnë mënyrën se si është trajtuar historia"

Osmanologu Rezart Mezani, si njohës i gjuhës rrëfen përmbajtjen e disa prej dokumenteve të koleksionit arkivor të sjellë nga Stambolli në Tiranë.

"Një tjetër dokument që kam seleksionuar ka të bëjë me Ismail Qemalin, është CV-ja e tij e punës", tha ai.

Arkivat në formë dixhitale, që i përkasin periudhës historike nga shekulli 15-të deri në vitet e para të shekullit të 20-të, kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, shumë shpejt do të jepen për shfrytëzim prej studiuesve dhe historianëve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arnaut: 31/08/2019 07:33

    Si do ju sherbei arkivi studiuesve ne se nuk jane te perkthyera keto dokumente?

    Përgjigju
  • Patriot: 29/08/2019 11:26

    Sillni tapite ate beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë