Si në botën e gjyshërve dhe nipave

Si në botën e gjyshërve dhe nipave

Foto ilustruese

Ndërkohë që e përditshmja jonë vrapon me nxitim e rrokopujë, është një botë e veçantë brenda gjithë botës, ajo e gjyshërve dhe nipave. Nuk kemi përherë kohë ta vëzhgojmë, peizazhi lëviz shumë shpejt kur je në moshën e punës, të kreativitetit, të ideve, por festat, mbledhjet familjare, na japim mundësinë të marrim frymë e të shikojmë.

Eshtë një botë që lëviz më ngadalë, që është ndërtuar me tjetër ritëm nga Universi: është ritmi i respektit reciprok, i dashurisë e mirënjohjes. Rregulla të pashkruara e lëvizin atë, por të forta e të qëndrueshme më shumë se një shkëmb shekullor. Gjyshërit i japin pa kufi dashuri të vegjëlve dhe vogëlushët ua kthejnë në heshtje, pa shumë fjalë e me shumë veprime të ëmbla, atë që marrin nga ata.

E sjell në mendje të të rriturve këtë botë magjike, pikërisht në këto ditë të para të janarit, të prekur nga ngjarje të rënda familjare. Nuk janë as të parat dhe as të fundit, as në Shqipëri e as në botë, por një përpjekje të mbushim mendjen dhe shpirtin me shembuj të bukur e të mirë, asgjë nuk na kushton. Vetëm pak vullnet e dëshirë nga të gjithë.

Të rriturit mendjezënë e shpirtplagosur, duhet të gjejnë barnat e duhur të shërojnë plagët e tyre sa nuk është vonë dhe plagët e bashkëjetesave mund të shërohen vetëm me dashurinë që shohim rreth e qark, me besimin dhe kuriozitetin për mrekullinë e Natyrës që na ka bërë e na rrethon. Pastaj Zoti, për kë beson, është shëruesi për shumë, por njerëzit shpesh janë aq të zënë e të mllefosur sa nuk kanë kohë e nerva ta dëgjojnë.

Atëherë, mjafton të shohim rretheqark, të ndalojmë pak çaste e të frymëzohemi nga njerëzit që na rrethojnë: E pamundur që një përqafim, një komunikim, një përkëdhelje mes gjyshërve e nipave, të mos ndihmojë të shkrijnë sadopak ajsbergët e akullt që disa në shpirt i grumbullojnë. Këto pika dashurie, janë të vetmet që ndihmojnë të mos ndërtohen monstra brenda njerëzish, që mes nesh jetojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja