Frika nga COVID s'i ka penguar emigrantët që për festa të vijnë në Shqipëri.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton nga Rinasi se ka një fluks të lartë qytetarësh të cilët kanë ardhur nga vendet e tjera, për të festuar festat pranë familjeve të tyre.
Ajo që vërehet është se qytetarët nuk respektojnë masat anti-COVID, pasi shumë prej tyre janë pa maska.
Dashuria për familjarët si duket është më e madhe se frika nga COVID pasi gjatë takimeve nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes familjarëve.
Shqipëria sot pezulloi fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së një lloji të ri të COVID, por ndërkohë për të ardhurit është vendosur karantinë për 14 ditë.
"Nga Milano. Udhëtimi shkoi mirë përveç pjesës së pandemisë. Në Itali ishte goxha bosh dhe kontrolli ishte më i rreptë se këtu. Nuk është mirë se teksa po shkojmë drejt normalizimit, realiteti nuk është dhe aq shpresëdhënës", tha një qytetar i ardhur.
Cfar karantine flisni kur familjaret e tyre jan me ata? Duhet dhe familjare te futen ne karantine Por niveli I trurit e familjarevevtmdhe shtetit deri atje arin si kafsh
Përgjigju