Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti

Informaliteti ka qenë një problem i përhershëm i ekonomisë shqiptare, i pranishëm në shumë sektorë dhe veçanërisht tek pagat, ku shumë biznese i kanë punonjësit në të zezë ose me paga të nën deklaruara. Të ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj për të folur për këtë fenomen kanë qenë dy ekspertët Fatos Çoçoli dhe Eduard Gjokutaj

Çoçoli shpjegoi se përse kompanitë mbajnë dy bilance dhe se cili është dëmi në ekonomi. Ai nënvizoi  më tej se për shkak të informalitetit, rezultojnë pensione shumë të ulëta sot.

 “Po jap një shembull. Gazetari paguhet me një shifër x dhe e merr pagesën përmes bankës, por i thuhet shifra x është për sytë e shtetit, bashkë biem dakord që do marrësh y. Nëse merr 800 mijë të vjetra, aq i deklarohen shtetit por unë do të të jap dhe 200 mijë në zarf. Ky është bilanci i dyfishtë. Në këtë mënyrë kompania i largohet detyrimit që për pjesën e diferencës të paguajë sigurime shoqërore.

Bëri namin që një punonjëse e një poste në Korçë për tre vjet mori 3 mln euro, i grabiti. Sepse kur punonte me shifrat mallrat që vinin e arkëtoheshin ishin jashtë bilancit, pra në të zezë. Dy bilancet, është një bilanc që e ke për shtetin dhe një bilanc tjetër ku i deklaron shtetit më pak se çfarë ke shpenzuar. Edhe të ardhurat i deklaron më pas se të ardhurat reale. Dëmi është për pensionistët, për ata që marrin pension 100 mijë lekë të vjetra e 250 mijë të vjetra. E gjithë kjo është një vrimë e madhe. Ky është krim ekonomik që bëjnë kompanitë”, shtoi ai.

Për Gjokutajn informaliteti në lidhje me pagat është pjesë e mashtrimit financiar.

“Ajo që tha Çocoli në lidhje me pagat është pjesë e mashtrimit financiar.  Është mashtrim financiar pasi manipulohen bilancet, pasqyrat financiare duke manipuluar të ardhurat. Në Shqipëri ka qenë shumë i përhapur dhe duhet të them se vjen duke u reduktuar se janë marrë disa masa. Problemi i tregut të punës ka të bëjë me lëvizshmërinë e punonjësve”, shtoi Gjokutaj.

Në vit, evazioni fiskal sipas Çoçolit shkon në 800 mln euro.

“Administrata tatimore ka shumë rrugë për të bërë që të jetë në nivelin që duhet të jetë. Sepse janë 800 mln euro në vit evazion i pastër fiskal”, tha më tej ai.

“Situata nuk është siç ishte, por kjo nuk është vetëm meritë e atyre që ka bërë politika e qeverisë por meritë e ndërgjegjësimit të një pjese të bizneseve”, nënvizoi Gjokutaj.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)