1 vit pandemi! Debatet mbi COVID krijojnë dilema, psikiatrja Arjana Rreli: Shmangni informacionet që 'turbullojnë'

Vitit të vështirë të pandemisë ku shqiptarëve iu desh të mësohen me rregullat e reja për të mbrojtur veten nga infektimi e për të kthyer në normalitet mungesën e puthjeve e përqafimeve, iu shtuan edhe të panjohurat e mutacioneve COVID.

“Mutacionet që pësoi virusi nga ana tjetër rritën edhe njëherë pasigurinë e individit për si do të përballeshin me këto ndryshime, edhe ai që e kishte kaluar si infeksion, me pasigurinë a do të riinfektohej. Pastaj edhe me pamundësinë për të siguruar e gjithë popullata vaksinën. Ne kemi parë rritje të numrit të rasteve që kanë kërkuar ndihmë. Ka pasur çrregullime të gjumit, përqëndrimit, çrregullime të ankthit, të atakut të panikut, dhe më pak të çrregullime të humorit apo çrregullime të mendimit”-u shpreh Arjana Rreli, psikiatre.

Diskutimet e shumta që shumë shtete evropiane po bjënë mbi vaksinat dhe efektshmërinë e tyre, jo vetëm krijojnë dilema tek qytetarët por i çojnë edhe drejt çrregullimeve të ekuilibrave emocional.

“Ky debat për vaksinat dhe efektivitetin e tyre si dhe për komplikacionet e shumë diskutuara tashmë, ka gjetur një terren ku mendjet tona janë të turbulluara, është një mbivendosje e një tjetër stresori. Cdo lloj konflikti psikologjik, cdo lloj dileme që aq më tepër ka të bëjë me jetën dhe me cilësinë e jetës, është patjetër një ndikues shumë i madhë duke cuar edhe një herë tjetër në çrregullim të ekuilibrave tanë emocional”-tha psikiatrja Rreli.

Megjithatë, çdo situatë kalohet nëse orientohemi të zbatojmë këshillat e ekspertëve.

“Ne duhet të pranojmë aktulisht situatën ku ne ndodhemi. Cdo lloj çrregullimi apo cdo lloj luhatje tonën emocionale duhet ta marrim menjëherë si një shenjë ku edhe truri një organ si gjithë të tjerët është duke kërkuar ndihmë. Duhet patjetër që ta pranojmë këtë lloj problematike pastaj ta tregojmë këtë problematik”- këshilloi psikiatrja Arjana Rreli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja