5 muaj me COVID-19, të rinjtë po përjetojnë më tepër ankth! Psikiatria: Shqetësim më të madh shfaqin 20-28 vjeçarët

5 muajt e epidemisë covid-19 kanë krijuar gjendje ankthi tek qytetarët,ku tashmë numri i lartë i të infektuarve rrit shqetësimin se sa potecialisht secili prej nesh mund të jetë i rrezikuar. Mjekja psikiatre Arjana Rreli tregon se çdo ditë e më shumë po hasen raste me ankth tek qytetarët, e më së shumti këtë po e përjetojnë të rinjtë.

Mosha mesatare e kërkesës së ndihmës të paktën për çrregullime të ankthit është ulur shumë, ka qenë 35-40 vjeç, ndërsa tani është 20-28 vjeç. Është mosha që kanë përgjegjshmëri goxha të lartë për çka kërkojnë nga vetja, për çfarë duan të realizojnë”-u shpreh psikiatria

Por si po ndikon stresi edhe te këta qytetarë që preken nga covid-19? Psikiatria tregon se për këta persona ankthi është i dyfish sepse vuajnë dhimbjen fizike nga virusi, por edhe atë emocionale, pa harruar edhe paragjykimet.

“Rritet ankthi dyfish, edhe për faktin që tashmë vuan, pra ka dhimbje fizike por vuan edhe dhimbjen emocionale dhe dhimbjen shpirtërore që mund të infektojë edhe të tjerët rreth e përqark, por edhe stigmën që të ndjehet deri diku i paragjykuar”-tha Arjana Rreli.

Në momentin kur gjendja shëndetësore e një të prekuri me covid rëndohet, atëherë është i nevojshëm hospitalizimi. Larg familjarëve, në një ambient ku dhimbja është primare, këta qytetarë e përjetojnë edhe më rëndë situatën.

“Hospitalizimi është një tjetër shkaktar që i mbivendoset tensionit të personit sepse vet spitali është një institucion ku ke shpresën e fundit për të zgjidhur problemin tënd. Nga ana tjetër aktualisht spitalet kanë një mbingarkesë ku me gjithë dashamirësinë e personelit mjekësor nuk merr dot afeksionin. Një njeri i shtruar pranë teje mund të ankojë shumë më tepër se ti, mund të ketë nevoja shumë më tepër se ti dhe ti vuan bashkë me të ndërkohë që ke dhimbjen tënde”-shpjegoi psikiatria Rreli.

1597494325_rreli.jpg

Mjekja psikiatre komentoi dhe ngjarjen e rendë të dy ditëve më parë, kur një 29-vjeçar i prekur me covid, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi”.

 “Jemi shumë të ndryshëm nga njëri tjetri kështu që mënyra se si ne i përjetojmë ngjarjet apo stresorët e ambientit na bën që në një moment të caktuar të reagojmë në mënyra të caktuara. Në persona që janë tipa shumë të ndjeshëm që e ekzagjerojnë me analizat e tyre apo me parashikimet e tyre, jo vetëm duke i çuar në gjendje ankthi por duke i çuar edhe në përfundime të gabuara. Kjo gjë mund të ketë gjeneruar shumë tension brenda individit, tension psikologjik, për ta drejtuar drejtë një veprimi kaq ekstrem”-shtoi mjekja psikiatre.

Për të minimizuar stresin që është krijuar nga covid-19, Arjana Rreli sugjeron që duhet të bëjmë një jetë të shëndetshme, pa alkool dhe substanca, me sa më shumë aktivitet fizik dhe larg bisedave toksike.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 15/08/2020 17:13

    Të shkojnë me punu Pse nuk i kemi këto në Evropë?

    Përgjigju
  • Bilbili: 15/08/2020 16:01

    OMG, kjo psikjatrja duket nga çerja qe ka nevoje per nje psikolog..

    Përgjigju
    • @ilir: 16/08/2020 10:10

      Edhe kardiologu ben me shume vite shkolle sesa informaticieni, por nuk di te programoje software

    • Ilir: 15/08/2020 18:21

      O Bil bil Psikiatri/ja qendron me lart se psikologu sa i perket aftesive profesionale, sepse nje Psikiater ben 10 vjet shkolle kurse nje psikolog 4. Te shkuara!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja