Si po ndihmohen 370 të moshuar nëpërmjet nismës ‘ Kova Blu’, ja si mund të bëhesh pjesë e saj ...

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’  ishim me Viola Bogdanin, menaxhere e nismës më të re, të ndërmarrë nga një grup të rinjsh, për t’i ardhur në ndihmë të moshuarve. ‘’ Kova Blu’’ është quajtur kështu sepse kova erdhi në vend të kutisë, me qëllim për t’i dhuruar familjes dicka që u duhet në shtëpi.

Kjo nismë ka ndihmuar mbi 370 të moshuar të vetmuar. Ata mbështeten rregullisht me ushqime, medikamente, dru zjarri, suport psikologjik dhe shpirtëror. Gjatë muajit tetor, Kovat Blu do të mbushen me ushqimet më të nevojshme për ta dhe do të shpërndahen gjatë muajve nëntor- dhjetor.

‘’ Ky është një projekt që mbështet në baza të rregullta, pra adoptojnë 370 të moshuar në rrethin e Korçës dhe këta janë të moshuar që janë të braktisur, të vetmuar palidhje familjare ose me fëmijët që i kanë në emigracion, janë shtresa më e varfër dhe me vështirësi sociale më të mëdha, është një komunitet që ka nevojë për shumë mbështetje por që aktualisht nuk është se e kanë’’ u shpreh ajo.

Ndërsa mund të ndihmoni duke dhuruar produkte për mbushjen e kovës, mund të kontribuoni financiarisht  ose duke punuar vullnetarisht në ndihmë të të moshuarve.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg