Si po zhvillohet një ceremoni mortore në kohë koronavirusi?! Vëzhgim tek varrezat e Sharrës (VIDEO)

TIRANË - Si po zhvillohen ceremonite mortore në këtë kohë kur Shqipëria është prekur nga koronavirusi?

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte këtë të mërkurë pranë Varrezave të Sharrës, ku ka prani të personave që bëjnë pastrime e dezinfektime të ambientet për të mos rrezikuar personat e afërt që duhet t'i japin lamtumirën e fundit njerëzve të zemrës. 

Varrezat ishin të boshatisura. Nuk ka persona që të shkojnë për të vizituar të afërmit që janë ndarë nga jeta. Por edhe ceremonitë e varrimit bëhet me një numër shumë të vogël personash. Një pjesë e personave vijnë me këmbë ose biçikleta, pasi brenda hapësirës së varrezave lejohet të futen vetëm makinat funerale.

Në një ceremoni të orës 11:00 ra në sy se ishin vetëm 6 automjete shoqëruese, ku personat ishin të gjithë me maska e doreza. Për çdo lëvizje për të kryer një rit mortor njoftohet policia, për të mos penguar qarkullimin e automjeteve të pakta që do të duhet të jenë tek varrezat.

1584526479_varrezat2.jpg

1584526450_varrezat.jpg

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit