'Si sot një vit më parë nisën betejën në vijën e parë të frontit', Manastirliu falenderon mjekët: Kurrë nuk u dorëzuan, t'i ndihmojmë të gjithë bashkë duke mos ulur vigjilencën

'Si sot një vit më parë nisën betejën në vijën e parë të frontit', Manastirliu falenderon mjekët: Kurrë nuk u dorëzuan, t'i ndihmojmë të gjithë bashkë duke mos ulur vigjilencën

Foto e publikuar nga ministrja Manastirliu

Kur bëhet një vit që nga fillimi i pandemisë së COVID në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka bërë një reagim në mediat sociale duke falënderuar stafet spitalore. Ministrja shkruan se si sot një vit më parë nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës, dhe megjithë vështirësitë kurrë nuk u dorëzuan.

Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.

‘Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën , me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.’-shkruan Manastirliu.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët