Si të aplikoni për të përfituar pagë/ Qeveria paketë masash për biznesin e vogël dhe ata që mbetën pa punë

TIRANË - Të gjithë të punësuarit në bizneset e vogël, me një xhiro vjetore jo më të madhe se 14 milionë lekë të reja në vit, do të paguhen nga shteti për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19, ka vendosur Këshilli i Ministrave.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Ndihma financiare, që do të përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 lekë në muaj

Ndërkohë, përfitojnë rritje ndihme personat në nevojë: pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur deri tani.

Personat që edhe më parë kanë qenë të papunë përfitojnë një pagesë dyfish nga ajo që marrin deri tani.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/të punësuarit. Individët, që janë në më tepër se në një listë-pagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Nga ana tjetër, qeveria ka vendosur që pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020do të shtyhen deri më 20 tetor 2020, ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020.

KU të aplikoni për të përfituar pagë nga fondi i qeverisë

 https://qbz.gov.al/eli/fz/2020/53/55eaab99-6416-4eae-90f4-f43316bee55a

Procesi i verifikimit nga autoritetet

Vendimi sanksionon se pas paraqitjes së kërkesës nga subjekti nga ana e strukturave të drejtorive rajonale tatimore bëhet verifikimi dhe identifikimi i aplikuesve si dhe kërkesave të tyre brenda 10 ditëve të para të muajit pasardhës. Ajo që shihet është nëse tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, duke verifikuar nëse bën pjesë në listën e veprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare. Po kështu deklarimet e bëra dhe pagesat e kryera për tatimet dhe kontributet si dhe  krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike dhe detyrimet e paguar. Në fund edhe  të ardhurat e realizuara nga subjekti për vitin 2019.

“Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, duke përdorur analizën e riskut, mund të kryejnë edhe verifikime në subjektet përfituese për të verifikuar nëse janë të mbyllura” thuhet në VKM.

Efektet financiare të këtij vendimi llogaritet që të jenë 5.85 miliardë lekë. Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pagesa e ndihmës ekonomike për subjektet përfituese, sipas vendimit nr.597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”, që rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

Pagesa e së ardhurës nga papunësia për subjektet përfituese sipas vendimit nr.161, date 21.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për pagesën e së ardhurës nga papunësia”, që rezultojnë përfitues të pagesës të së ardhurës nga papunësia ose kanë aplikuar për të përpara datës 10 mars 2020, do të jetë sa dyfishi i shumës së llogaritur sipas vendimit të sipërpërmendur.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albert xhebxhia: 02/04/2020 10:15

    po na se jena pa pun hiq pa asnje rrog askund me 6 pernqend te bashkia has jom

    Përgjigju
  • Rajmonda Ademi: 31/03/2020 23:42

    Me duhet te dal te mar ushqime rreth 30 min neser paradite .

    Përgjigju
  • aurel caushi: 29/03/2020 15:52

    po nuk duhet te dalin .

    Përgjigju
    • Rape nicaj: 06/04/2020 17:41

      Dua te dal neser per te ber pazar

    • Rajmonda Ademi: 31/03/2020 23:45

      Kam nevoje per 30 minuta ... te marr ushqime dhe ilace reth pallatit . Paradite .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë