Si të kuptoni fëmijët tuaj nëpërmjet ngjyrave? Psikologia: Vizatimet nxjerrin në pah të dhëna të vyera

Psikologia Lorela Garuli ka folur në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” për mënyrën sesi duhet të interpretojmë vizatimet dhe ngjyrat që përdorin fëmijët. Sipas saj, ngjyrat që përdoren janë indicie për të kuptuar gjendjen shpirtërore të fëmijëve ndërkohë që vizatimet kanë nxjerrë në pah të dhëna të vyera të gjërave që fëmijët nuk I shprehin dot me fjalë, si psh dhuna në familje apo raste të abuzimit seksual.

"Ato që fëmijët nuk i thonë dot me fjalë, për shumë arsye, i shprehin me vizatim. Edhe nga praktika, edhe nga studimet vizatimet kanë nxjerrë të dhëna të vyera. Është një rast i para pak viteve në Brazil, vajza e kishte shfaqur në vizatim rastin e abuzimit seksual me të. Vizatimi përdoret shumë jo vetëm në kontekstin terapeutik, por edhe në gjykatë, në shkollë, marrëdhënia që një fëmijë që ka me anëtarët e familjes, por edhe me veten. Kur një fëmijë vizaton veten me sy shumë të mëdhenj është një fëmijë që ka parë raste dhune. Ose kur një fëmijë vizaton familjen ndryshe nga familja e saj reale, psh pa një prind ose pa vëllain dhe motrën, tregon shumë për gjendjen e tij reale. Shtëpia gjithmonë I mësohet fëmijëve të mësohet, ka një domethënie të ngjashme me familjen, tregon strehën e ngrohtë. Dyert dhe dritaret janë ato që marrin një kuptim tjetër. Fëmijët që vizitojnë shumë dritare janë më të hapur, ato që vizatojnë pak dritare janë më të mbyllur.” shprehet psikologia.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin