Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë! Prapaskenat e një trukimi

Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë! Prapaskenat e një trukimi

Shqipëri - Spanjë

Në historikun mes dy kombëtareve ekziston një ndeshje që nuk u luajt kurrë, ajo e planifikuar për në dhjetor të 1991-shit në Tiranë për shkak të situatës politike në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk e priti aspak mirë vendimin e marrë nga UEFA.

Ajo ndërmori një betejë ligjore dhe përfundoi duke marrë kompensim nga UEFA prej 10 milionë pesetash (60 mijë euro). Por, në duelet mes dy kombëtareve spikat takimi i vitit 1993, i luajtur në Tiranë, që u tentua të blihej, nëpërmjet një ndërmjetësi dhe pas ofertës befasuese përfundoi me fitoren 1-5 të iberikëve. Në shtator 1993 Spanja kthehet të luajë në Shqipëri. Shqipëria nuk kishte shumë që kishte dalë nga regjimi komunist dhe situata, veçanërisht ajo ekonomike ishte mizerabël.

Në një artikull të së përditshmes “Mundo Deportivo” të disa kohëve më parë thuhet se, në duelin e 22 shtatorit të vitit 1993, u shënua një tentativë për trukim.

“Një ndërmjetës spanjoll, i cili fluturoi në çarterin e skuadrës i ofroi Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), përmes Huan Espinos, zëvendëspresident i futbollit amator, blerjen e mundshme të ndeshjes.

‘Ne jemi të gjithë të çmendur’, ka qenë përgjigja e prerë e presidentit Angel Maria Vijar asokohe.

Në fushë u shuan të gjitha dyshimet. Ishte faza kualifikuese për Botërorin SHBA 1994 dhe në Tiranë, Spanja luajti me një ekip të përbërë nga Zubizareta, Alkorta, Kamarasa, Nadal, Goikoeçea, Hulen Guerrero Hierro, Kaminero, Toni, Hulio Salinas dhe Alfonso. Pep Guardiola dhe Kike Estebaranz hynë në pjesën e dytë.

Gjysmë ore pas ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Havier Klemente po fitonte në shifrat 0-3. Një tregolësh i Salinas, plus golat e Tonit dhe Kamineros vendosën rezultatin përfundimtar 1-5.

Asokohe FSHF e dënoi rëndë lajmin që kishte të bënte me tentativën e trukimit të takimit të shtatorit të vitit 1993. Madje FIFA hoqi dorë nga hetimi i këtij takimi në lidhje me akuzat e hedhura ndaj Shqipërisë për marrje ryshfeti nga ana e Spanjës.


Lajmi kryesor:

SHQIPËRI 0-1 SPANJË/ Djema kokën lart, ishte vitrina e futbollit! Kombëtarja eliminohet nga Europiani 2024! Italia e mbyll e dyta dhe gjen Zvicrën në 1/8


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”