Tradhëtia është një zgjënjim dhe trishtim shumë i madh, por më e rëndë është kur kjo tradhti është e vazhdueshme dhe partneri nuk e kupton.
 
Sipas astrologjisë meshkujt tradhëtojnë në mënyra të ndryshme, sipas shenjës së horoskopit që i përkasin.
 
Më poshtë do tju tregojmë disa veprime që bëjnë meshkujt kur tradhëtojnë, bazuar tek shenja e tyre e horoskopit.
 
Dashi
Kur fillojnë të tradhëtojnë meshkujt e shenjës së dashit do e kuptoni menjëherë pasi do të jenë gjatë gjithë kohës me telefon në dorë ose përpara kompjuterit.
 
Në shumë raste ata as që do e vënë re prezencën tuaj, pasi gjithë vëmendja e tyre përqendrohet te personi tjetër.
 
Demi
Nëse një person I lindur në shenjën e demit fillon të tradhtojë dijeni se e keni humbur dhe është çështje kohë që ky person t’ju thotë se lidhjes I ka ardhur fundi.
 
Binjakët
Meshkujt Binjakëv janë shumë të gatshëm për partneren në një lidhje edhe nëse nuk janë vet prezent, ata gjithmonë gjejnë një mënyrë për t’ju qëndruar afër.
Por kur ata fillojnë të tradhtojnë, zhduken.
 
Do e vini re pasi ndryshojnë sjellje në mënyrë drastike karshi jush.
 
Gaforrja
Meshkujt Gaforre janë shumë sentimental në marrëdhënie dhe gjithmonë i pëlqen të ruaj kujtime me partneren.
 
Ata janë gjatë gjithë kohës duke shkrepur foto së bashku, ndërsa në momentin që nis të tradhtojë nuk e bën më këtë gjë.
 
Edhe nëse e vini re ndryshimin ata do të gjejnë një justifikim dhe nëse ata tradhtojnë atëherë i kanë humbur ndjenjat për ju.
 
Luani
Luanët janë meshkuj të cilët kanë shumë dëshirë të komplimentojnë partneren sa më shpesh.
 
Por në momentin që fillojnë të tradhtojnë, të gjithë këto komplimenta kthehen në kritika të vazhdueshme, madje edhe për gjërat më të vogla dhe më banale.
 
Virgjëresha
Meshkujt e kësaj shenje janë xhentilë dhe ju pëlqen të rrini bashkë, por nëse ata tradhtojnë, fillojnë të bëhen shumë moskokëçarës, dhe në këtë rast daljet e shumta do të kthehen në sugjerime për të qëndruar në shtëpi ose në rastin tjetër thjesht do ju thonë për t’u ndarë.
 
Peshorja
Meshkujt që I përkasin peshore janë shumë të parashikueshëm për shkak se e dini se çfarë mund të prisni.
 
Kur fillojnë të tradhtojnë, ata fillojnë të kenë interes për gjëra të cilat nuk i kanë pasur më parë.
 
Akrepi
Meshkujt akreo janë shumë të sinqertë në përgjithësi dhe shpesh i tregojnë gjërat ashtu si janë, por kur fillojnë të tradhtojnë, ata shëndërrohen në gënjeshtarë të tmerrshëm dhe ju do kuptoni që kanë ndryshuar totalisht.
 
Shigjetari
Janë meshkuj shumë ekspresiv dhe dëshirojnë që çdo gjë ta ndajnë me partneren pasi mendojnë se është diçka shumë e mirë të pasurit afër dikë.
 
Në momentin që ata tradhtojnë, fillojnë të bëhen shumë të prerë me ju dhe shumë kollaj do e vini re distancën e largët që do të krijohet.
 
Bricjapi
Bricjapët njihen për korrektesën dhe kontrollin e madh që kanë për gjërat në jetën e tyre, por kur nisin të tradhtojnë humbin pikërisht këtë pjesë të rëndësishme të karakterit.
 
Githashtu fillojnë të humbasin kontrollin dhe kanë dyshime të vazhdueshme në atë që duan për të ardhmen.
 
Ujori
Meshkujt ujor shpesh janë në kërkim të partnereve të ngjashme me ta me të cilat mund të mirëkuptohen.

Por nëse ata fillojnë të tradhtojnë mos u çudisni në e kthejnë këtë situatë kundër jush, duke jua akuzuar ju për të njëjtën gjë, dhe janë shumë të zgjuar për ta justifikuar veten e tyre gjithmonë.
 
Peshqit
Këta meshkuj gjithmonë duan të kalojnë kohë me partneren e tyre dhe sa herë që ju ti kërkoni për tu takuar ata do thonë po pavarësisht situatës.
 
Por kur fillojnë të tradhtojnë, papritur e gjitha kjo ndryshon pasi ata fillojnë të mos kenë kohë për ju, dhe praktikisht kaloni në plan të dytë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com