Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një "Exchange", me vete kishte 100 mijë euro, pistoleta i ra në tokë

Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një

1581325649_gjuta.jpg
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Vladimir Gjuta ka qenë pranë një "exchange" ndërsa në një çantë "Gucci" dyshohet se ai kishte një shumë prej 100 mijë eurosh.

Gjuta ka qenë duke lëvizur  në trotuar te maskuar me kapele, por punonjësit e gardës e kanë mbajtur nën vëzhgim për shkak të të kaluarës së tij, dhe në momentin kur i janë afruar për ta ndaluar, Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë. Në këtë moment punonjësit e gardës kanë njoftuar policinë ku këta të fundit kanë bërë të mundur edhe arrestimin e Vladimir Gjutës.

Policia ka shkuar për kontroll edhe në banesën e Vladimir Gjutës.


Lajmi kryesor:

Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024