Si u shpik arma e shkatërrimit në
masë që u përdor mbi sirianët

Si u shpik arma e shkatërrimit në<br />masë që u përdor mbi sirianët
OBSH ka njoftuar se viktimat e sulmit kimik në Siri kanë simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga gazi nervor "sarin".
 
Gazi "sarin" është një armë shumë toksike që mund të vrasë brenda pak minutash, është 26 herë më vdekjeprurës se cianidi dhe është një helm që sulmon sistemin nervor të njeriut.
 
Por si dhe ku u shpik gazi "Sarin", që më pas u kthye në një armë vdekjeprurëse dhe që prodhimi i tij është i ndaluar që prej vitit 1993.
 
Ai në fakt u zbulua nё vitin 1938 nё Wuppertal-Elberfeld tё Gjermanisё nga shkencetarёt nё IG Farben nё pёrpjekje pёr tё krijuar pesticide mё tё forta.

Ai ёshtё mё toksiku nga katёr seritё-G nerv paralizuesit e krijuar nga Gjermania.
 
Vdekja nga gazi "sarin" mund të vijë vetëm një minut pas thithjes së drejtpërdrejtë prej vetëm 0.01 miligram për kilogram të peshës trupore, në qoftë në një periudhë të shkurtër kohore, nuk përdoret kundërhelmi.

Gazi "sarin" ka aftёsinё tё ngjitet nё rroba dhe tё kontaminojё edhe pas disa ditёsh njerёzit qё bien nё kontakt me rrobat ose me njeriun qё i ka veshur ato.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot