SIBERI - Një grua që ka jetuar vetëm për 26 vjet në Siberi është duke kërkuar dikë me të cilin të jetojë, pasi ajo ndihet e vetmuar.
Agafya Lykova tashmë është 70 vjeç dhe kishte nxjerrë njoftimin e saj në një gazetë siberiane. Ajo është e vetmja e mbijetuar e familjes Lykov. Familja e saj vendosi të jetonte në Siberi larg vendbanimeve më të afërta për t'i shpëtuar persekutimit të Stalinit.
Nëna e saj ka vdekur në vitin 1961 kurse vëllezërit dhe motrat në vitin 1080. "Nuk e di se si Perëndia do të më ndihmojë t'i mbijetoj dimrit. Koha është shumë e ftohtë.

Kjo është beteja ime për mbijetesë, duhet të kujdesem e vetme për shtëpinë dhe gjërat e tjera", ishte një pjesë e njoftimit të saj e publikuar në gazetë.
Ajo gjithashtu shpjegoi se si verën e kaluar ishte në rrezik për shkak të përmbytjeve nga një lum që ndodhet aty pranë.
Megjithatë, zyrtarët e vizitojnë çdo vit 70-vjeçaren për të parë nëse ajo është në rregull.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com