Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka reaguar përmes një shkrese drejtuar shoqërive të sigurimit pas vendimit të tyre për të rritur me gati 25% siguracionin e detyrueshëm të makinave

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare iu ka kërkuar këtyre kompanive të ndalojnë shitjen e policave të sigurimit për mjetet motorike me çmimet e rritura një javë më parë.

Pasi mori në analizë të dhënat e raportuara nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, Autoriteti arriti në konkluzionin se rritja e bërë nuk është reale dhe e mbështetur mbi baza teknike”.

AMF u kërkon kompanive rikthimin e menjëhershëm të tarifave të mëparshme të siguracionit të makinave dhe anulimin e tarifave të reja. 

AMF thekson se primet në fuqi duhet të jenë ato që aplikoheshin deri në 23 gusht 2016.

Në letrën drejtuar kompanive, AMF deklaron se po analizon faktorët që do të çojnë në një rritje reale të primeve të sigurimit.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com