VLORË- 25 drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur gjatë muajit korrik për manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën përgjatë vijës bregdetare të jugut. Sipas policisë së qarkut të Vlorës gjoba e vendosur është në vlerën e 10 mijë lekëve kryesisht për Jetski, ndërsa 3 prej tyre janë bllokuar.
'Pas lokalizimit të dy mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasi E. H., banues në Sarandë dhe shtetasi K. K., banues në Tiranë. Gjithashtu u bë bllokimi i të dy mjeteve lundruese “Jet ski” me të cilët këta shtetas kryen manovra të rrezikshme, në plazhin e Ksamilit.'- njofton policia.
Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish, në gjendje të rëndë. Një tjetër rast i rrezikshëm ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Policia Kufitare njofton se do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik.
-
Po pse gjobe?! Keta duhet te shfarosen nga deti fare. Te behen emrat publike dhe te mos lejohen te ecin as me biciklete ...
Përgjigju -
Shum mir boni Ka lezet por dhe nje problem.duke qen se Isha present dhe I pash CA ndodhinme njerin prej jetskive Kam nji pyetje.ne baz te kodit rrugor u gjobiten dhe sekuestruan sepse atje ishte policia e shtetit Jo policia kufitare me skaf.dhe gjoba ishte me flet gjob makinash.rregulloninlegjislacionin. O shtet leshi se do jau Martin 100 fish ate gjob idiots.
Përgjigju -
Besoj se me dron edukues edhe keto gjobat e motorave te ujit...
Përgjigju -
Po bllokojini te gjitha keto mjete te rrezikshme se po merrni ne qafe njerezit,shkojne ne plazh per tu qetesuar e relaksuar e kthehen njerezit me gjymtyre te thyera ka apo nuk ka shtet.
Përgjigju-
Nuk jan mjetet te rrezikshme por njerezit. Sepse sipas teje edhe makinat te rrezikshme jane po marrin ne qaf njerzit apo jo ?.
-









Komente
Komento