TIRANË - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë 4 vendime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”. 4 vendimet e qeverisë janë për miratimin e rregullores për mbrojtjen e :

-Punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimin optik në vendin e punës;
-Sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me zhurmën në vendin e punës;
-Punëmarrësve nga risqet lidhur me dridhjen mekanike në vendin e punës;
-Punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimet jojonizuese në vendin e punës.
 
Pas hyrjes në fuqi të këtyre rregulloreve, VKM-ja ngarkon të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Katër vendimet e plota të Këshilli të ministrave për sigurinë në punë 
V ENDIM

PËR 

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMIN OPTIK NË VENDIN E PUNËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimin optik në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.         Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet 1 vit pas hyrjes në fuqi.
K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISËDHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME ZHURMËN NË VENDIN E PUNËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237,  datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve nga risqet e lidhura me zhurmën në vendin e punës”  , sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.         Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet 1 (një) vit pas hyrjes në fuqi. 
K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME DRIDHJEN MEKANIKE NË VENDIN E PUNËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b” dhe 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me dridhjen mekanike në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.         Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet 1 (një) vit pas hyrjes në fuqi. 

 
K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

***

 
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME RREZATIMET JOJONIZUESE NË VENDIN E PUNËS” 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 38, pika 2, shkronja “b”, 39, pika 1, shkronja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr.10237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.         Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet lidhur me rrezatimet jojonizuese në vendin e punës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.         Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet në varësi të tyre për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet 1 (një) vit pas hyrjes në fuqi.

 
K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)