Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri, zhvilluan në seancën e sotme interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro për t’i kërkuar shpjegime mbi nivelin e sigurisë nëpër shkolla. Interpelanca ka marrë shkas nga rastet tragjike ku të mitur kanë humbur jetën pas goditjeve me thika nga bashkëmoshatarët në ambientet e shkollave.
Erisa Xhixho akuzoi qeverinë dhe ministrinë e Arsimit për përdorim të rasteve tragjike si ajo e Martin Canit, për politikë. Deputetja e PL thotë se qeveria pa si zgjidhje mbylljen e TIkTok, veprim që ajo e quan tentativë për censurë për mospasqyrimin e realitetit.
“Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censurë”, tha Xhixho.
Deputetja gjithashtu iu referua dhe raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit teksa tha se oficerët e sigurisë të pozicionuar në institucionet arsimore, kanë frikë të raportojnë tek organet kompetente rastet e dhunës apo problematike nëpër shkolla, për të mos prishur marrëdhëniet me drejtuesit e shkollave.
Deputeti Erald Kapri tha se dhuna nëpër shkolla është shumë herë më e pranishme sesa vetë qeveria deklaron. Ai tha se qeveria raporton minimumi 2500 raste në vit, por sipas një raporti të Save The Children, dhuna si fenomen është dy herë më e madhe sesa di vetë qeveria. Kapri gjithashtu i bëri pritë dhe përgjigjes së Kumbaros, për shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë.
Deputeti i partisë Mundësia nuk kurseu as akuzat personale për ministren Kumbaro, duke i thënë se përfaqësohet nga Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar. Sot Dollani është arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me dosjen e mbetjeve të rrezikshme të ‘Kurum’.
“Modeli i ministres Kumbaro është Arta Dollani. Sa herë që Kumbaro shëtit nga një ministri në tjetrën, kjo zonjë e ndjek nga pas duke marrë postet më të rëndësishme”, tha Kapri.
Duke e cilësuar kërkesën e deputetëve për interpelancë si një politikë e çastit, ministrja Kumbaro e cilësoi dhunën ne shkolla si një fenomen global i nxitur më së shumti nga hapja pa kriter e botës virtuale tek të rinjtë sot.
Kumbaro foli me shifra përsa i përket oficerëve të sigurisë dhe numrit të shtuar në institucione, përgatitjes profesionale, numrit të punonjësve socialë e programeve edukuese për të rinjtë.
“Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri.
329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish, dhe vijon procesi i trajnimit te kandidateve te tjerë... 1183 psikologë dhe punonjës sociale janë aktivë në shkollat publike dhe jo publike te Republikës së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Kumbaro.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në përgjigje të interpelancës së kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Erald Kapri lidhur me sigurinë në shkolla, vuri theksin tek rritja dhe garantimi i sigurisë për nxënësit.
Kumbaro foli për rritjen e numrit të punonjësve socialë nëpër shkolla, të oficerëve të sigurisë dhe të programeve sociale të ngritura me qëllim mbështetjen e edukimit dhe të uljes apo izolimit të rasteve problematike.
“Kur shqetësohemi sot për fenomenin e dhunës tek të miturit dhe sigurinë në shkolla, nuk mund ta bëjmë këtë sikur flasim për një problem të izoluar. As një fenomen që i përket vetëm një vendi as sistemi arsimor. Do të ishte manipulim dhe keqpërdorim i argumentit. Asnjëherë kontribut drejt zgjidhjes.
Po flasim për një sfidë globale që në forma të ndryshme po përjetohet me të gjitha shoqëritë dhe lidhet me dinamikat që po ndryshojnë botën. Po e kam fjalën për hapjen pa limit të botës virutale që fyen të gjithë kodet e komunikimit. Patjetër që është sfidë globale, por në Shqipëri duhet ta trajtojmë të gjithë së bashku, jo si sebepin e radhës për politikën e çastit. Jo më larg se sot, këtu në mëngjes e patë fjalori që bëri pis foltoren duke konfirmuar që ju po i përdorni fëmijët me demek për të drejtën e protestës, për me është detyrim që me çdo kusht të ndjekim çdo dite edukimin e fëmijëve, të risimim sigurinë, të intensifikojmë komunikimin de ë parandalojmë aktet ekstreme.
Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri. Dhe patjetër është një sfidë globale. Por është një sfide që, në Republikën e Shqipërisë, do të duhet ta trajtojmë të gjithë ne bashkë aktorët socialë, politike, ekonomike, mediatike, nga familja e deri te shteti- si një kauze për bashkim forcash, dhe jo si sebepin e radhës për politiken e çastit.
Kemi 355 mijë e 510 fëmijë në sistemin tonë parauniversitar nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Janë mbi 30 mijë mësues që punojnë sot me përkushtim në të 1498 shkollat e sistemit parauniversitar. Janë po ashtu 2670 mësues ndihmës që japin sot kontributin e tyre ne te gjithë këtë rrjet per te siguruar gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi te veçanta brenda të njëjtit sistem, ku numri i fëmijëve me aftësi ndryshe për vitin 2025-2026 është rritur me 6,8% për një total prej 6073 fëmijë, përkundër rritjes së numrit të mësuesve ndihmës me 8%.
Mbi 686 koordinatorë cilësie dhe koordinatore te karrierës te trajnuar profesionalisht si te tille, punojnë ne shkollat tona për te rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për të shoqëruar nxënësit ne Arsimin baze dhe ne atë të mesëm ne zgjedhjet dhe vendimmarrjet e tyre për jetën. 329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish, dhe vijon procesi i trajnimit te kandidateve te tjerë pranë Akademisë së Sigurisë, ndërkohë qe është 392 numri i miratuar për oficerë sigurie dhe i garantuar me fond page, për çka vijojnë thirrjet periodike ne mënyrë te rregullt. 1183 psikologë dhe punonjës sociale janë aktivë në shkollat publike dhe jo publike te Republikës së Shqipërisë.
I solla në vëmendjen tuaj këto të dhëna, sepse e gjej cinike dhe dritëshkurtër, që të mohosh, me lehtësinë e padurueshme të kohës së papërfillshme televizive që zë kjo lloj politike, punën që bëhet çdo ditë nga mijëra e mijëra punonjës të arsimit, për të çuar përpara dhe për të përmirësuar po ashtu ditë pas ditë cilësinë e arsimit kombëtar, rolin e shkollës, dhe krijimin e modeleve te mira, përkundër fenomeneve negative bashkëshoqëruese qe janë po aq te lashta sa njerëzimi dhe po aq moderne e te komplikuara sa koha qe po jetojmë. Dhe është gjithaq e shëmtuar të stigmatizosh një kategori të tërë punonjësish të përkushtuar - mësuesit, dinjitetin e të cilëve duhet ta mbrojmë të gjithë si pasuri kombëtare”, tha ndër të tjera Ministrja Mirela Kumbaro.
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, tha gjatë interpelancës së kërkuar me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, se dhuna në shkolla është tepër e pranishme. Ai tha se qeveria raporton minimumi 2500 raste në vit, por sipas një raporti të Save The Children, dhuna si fenomen është dy herë më e madhe sesa di vetë qeveria.
Thënë këtë, ai ironizoi se përgjigjja e Kumbaros do të jetë shtimi i oficerëve të sigurisë në shkolla. Më pas, u ndal te “modeli i ministres” duke thënë se përfaqësohet nga Arta Dollani. Kapri tha se Dollani lëviz nga një ministri në tjetrën duke ndjekur Kumbaron dhe ka mbajtur poste e detyra, ndërsa tashmë ndodhet në arrest shtëpie për lidhjen e saj me dosjen “Kurum”. Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre”.
“Modeli i ministres Kumbaro është Arta Dollani. Sa herë që Kumbaro shëtit nga një ministri në tjetrën, kjo zonjë e ndjek nga pas duke marrë postet më të rëndësishme. Ka qenë drejtoreshë e monumenteve të Kulturës, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe ishte kjo zonjë prapa heqjes së 800 hektarëve nga zona e mbrojtur e Butrintit për t’i hapur rrugë pikës së vockël në plazhin e Manastirit. Ishte kjo zonjë në krye të Agjencisë së Mjedisit, e cila ishte pjesë e grupit të strukturuar për lejimin e transportit të mbetjeve të rrezikshme, të cilat janë 102 kontejnerë në Porto Romano, 2100 ton mbetje të rrezikshme dhe ende sot nuk kemi një zgjidhje çfarë do të bëjë qeveria. Sa herë që Kumbaro ndërron ministri, aq herë ndërron edhe Dollani. Ditën që dha dorëheqjen si drejtoreshë e Agjencisë së Mjedisit, fiton konkursin si drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar. Kjo zonjë, ky model është ajo që kujdeset për dhunën në shkolla. Kjo zonjë që sot është arrest shtëpie për trafik mbetjesh të rrezikshme dhe ministrja Kumbaro nuk ka guximin ta shkarkojë nga detyra, edhe pse ajo është sot nën arrest dhe pritet të dënohet shumë shpejt. Dhuna në shkolla dhe e ardhmja e fëmijëve shqiptarë është fiks si pika e vogël në plazhin e Manastirit për ju. Si ministrja më e vjetër në kabinetin Rama, ki dinjitet dhe jep dorëheqjen!”, tha Kapri.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro lidhur me sigurinë në shkolla referuar ngjarjeve të rënda ku të mitur kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve me bashkëmoshatarët në ambientet e shkollave.
Xhixho bën me faj qeverinë për mosmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe përdorimin e rasteve për qëllime politike.
“Dua të flas për një problem të rëndë se kur goditet një fëmijë në shesh imagjinoni se sa të sigurt janë në shkollat shqiptare, arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare. Ngjarja tragjike e Martin Canit tronditi shoqërinë dhe duhet të kishte shërbyer si moment reflektimi për dhunën në shkolla dhe sigurisë së nxënësve. Qeveria zgjodhi ta përdorë këtë ngjarje për politikë. E përdori si justifikim për të mbyllur tik tok, tentativë për censurë. Sipas KLSH oficerët kanë frikë të raportojnë për incidente, në vend që të mbrohen fëmijët, mbrohet imazhi institucional. Instrumentet për matjen e riskut në përdoren. Ministria nuk ka asnjë panoramë për nivelin e rrezikut në shkolla. Vetë KLSH evidenton se disa oficerë shmangin raportimin në polici për të mos prishur marrëdhëniet me drejtuesit.
Rastet e fundit, tragjedia në Durrës, një gjimnazit u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Në Shkodër një përleshje masive mes adoleshentëve. Në Kamzës ku dy 16-vjecarë mbetën të plagosur. Armët e ftohta, konsumi i drogës janë bërë shqetësime të zakonshme. 2750 dhune janë raportuar në shkollat e vendit 2022-2023. Qeveria nuk ka reflektuar dhe nuk ka marrë masa reale. Fatkeqësia e Martin Canit u përdor për propagandë. Sot shqiptarët duan përgjigje, jo propagantë dhe jo censurë”, tha ndër të tjera Erisa Xhixho.
Komente











