TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme prezantoi këtë të mërkurë me detaje projektligjin për sigurinë publike, në një tryzë ku ishin të ftuar dhe grupe të interesit. Me këtë draft - tha Tahiri - arrihet të preken të gjithë zinxhirët e parandalimit, hetimit dhe rezultatit, duke vënë me "shpatulla pas murit" - siç theksoi ai - gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Në këtë kontekst, ministri tha se qeveria është e angazhuar për të realizuar reformën në drejtësi.
"Kjo bën të mundur që ta vëmë prokurorin dhe gjyqtarin e korruptuar me shpatulla pas murit. T'ia bëjmë të pamundur, për t'i vënë taksën korruptive të pasurit që nuk merr dënim dhe për të dënuar të varfrin që nuk ka mundësi. Qeveria ka vullnet për reformën në drejtësi - Prioritet maksimal për t'i dhënë çdo qytetari drejtësinë për të cilën ka nevojë dhe për të bërë të pamundurën që të jetë me e kollajtë për gjyqtarin sesa të bëjë drejtësi", - u shpreh Tahiri.
Ministri tha se kamerat e sigurisë në ambientet publike janë të domosdoshme për të garantuar hetimin e plotë dhe zbulimin e personave që shkelin ligjin. Tahiri theksoi se investimi i pushteti vendor për të vendosur kamera në rrugë dhe pallate apo i sipërmarrësve dhe njësive të shërbimit tregtar për të garantuar sigurinë e tyre, do të mundësojë që edhe cilësia e kamerave të jetë e lartë. Kreu i Ministrisë së Brendshme tha shembull rastin e një grabitjeje në një kazino në Tiranë ku si pasojë e cilësisë së filmimit të dobët të kamerave të sigurisë, policia e pati të zbulojë autorin.
"Kërkohet një investim fare i vogël për ta bërë të mundur që hetimi të jetë i atillë që ta lejojë policinë të zbulojë ato detaje që t'i shkojë pas kriminelit. Kjo vlen për pushtetin vendor, sipërmarrja për sigurinë e vet, njësitë e shërbimit tregtar, ka plot raste kur masat që marrin njësitë e shërbimi dështojnë me sukses të plotë. Një shoqëri private autobusësh që bën transportin publik është partneri ynë, se duke pasur një kamer sigurie brenda në autobus do ndihmojë policinë në hetime për atë që vjedh xhepin e qytetarit. E njëjta gjë vlen edhe për taksitë, se jo rrallë ndodh kur taksitë bëhen bartëse të rrezikut dhe në këtë rast të zgjidhjes. Sipërmarrësit janë partnerët tanë kryesorë. Një pikë karburanti ka volum tregtar në qarkullim goxha të madh dhe në më të shumtën e rasteve ushtrojnë shërbimin gjatë natës. Lokalet e natës janë partnerët tanë kryesor, frekuentohen në masë nga të rinjtë dhe burimi i rrezikut është aty", - tha Tahiri.

Përfaqësues të shoqatave të bankave thanë se aktualisht në këtë sistem nuk ka një standard të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, apo me ligj, për mënyrën e funksionimt të sistemit të sigurisë e cila realizohet në mënyra të ndryshme nga banka të ndryshme.
Kamerat e sigurisë do të vendosen në pallate, shkolla, rrugë, biznese, autobusë, taksi, lokale nate dhe ambiente të tjerë publike për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ministri përfundoi duke thënë se siguria është një sipërmarrje e përbashkët dhe rruga e vetme për të garantuar kriminalitetin është përmes bashkëpunimit.
Të ftuar në këtë takim ishin edhe grupe të interesit, drjtues bankash, shoqta udhëtimi, drejtoritë arsimore, borde prindërish dhe drejtues të njësie vendore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO