Siguria ushqimore, drejtoresha e AKU-së: Duam t’i hapim rrugë eksportit të qumështit në BE, këtë sezon kemi në fokus produktet me origjinë shtazore

Siguria e ushqimit gjatë sezonit të verës është shumë e rëndësishme për shkak të kushteve atmosferike me mot të nxehtë, ndaj duhet monitorimi i shtuar i AKU.

Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda bën me dije se në këtë sezon do t’i kushtojnë shumë vëmendje produkteve me origjinë shtazore. një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, tha se është zgjeruar monitorimi për qumështin pasi synojnë që t’i hapin rrugën eksportit në vendet e BE-së.

“Produkteve me origjinë shtazore i dedikohemi me garantim të standarteve. Kemi nisur një program hetimi, monitorimi të qumështit pluhur, të yndyrnave bimore, të identifikimit të etiketimit të këtyre produkteve për të pasur një panoramë të qartë për atë cka konsumatori ka në tryezë.

E kemi zgjeruar monitorimin edhe në ferma se duam të monitorimin e qumështit lëndë e parë se jemi në mbikëqyrjen e BE dhe t’i hapim rrugë eksportit të qumështit në vendet e BE. Deri tani eksportojmë produktet dhe nënproduktet vezë por jemi duke plotësuar të gjithë kushtet e nevojshme që të tjera produkte të bëhen pjesë e tregut europian”, tha Deda.

E pyetur nëse zhvillohen kontrolle në fermat prodhuese, thotë se bëhen monitorime nga AKU, Veterinaria dhe Mbrojtja e Bimëve.

Ajo shtoi se autoritetet nuk janë më në kushtet e institucioneve gjobvënëse por informuese ndërsa e cilësoi të rëndësishme mbajtjen e standardeve të eksporteve.

“Po përpiqemi të mbajmë standard të eksporteve. Eksportet tona sot janë të një standardi më të lartë, në vendin e BE dhe jashtë tyre, kemi gjithnjë e më shumë kërkesa për njohjen e certifikatave me shtete të tjera ku ka tregje shqiptare”, tha Deda.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elmaz: 09/06/2023 14:51

    O Drejtoresh e pa informuar! Qumeshti i vendit as 70% nuk plotesojne nevojat e vendit ti don me eksportu!pika qe ste bie.

    Përgjigju
    • Koli: 09/06/2023 16:48

      Po he o na e zgjidh ti punen o Elmaz se e dike me mire. Car leshin te bej AKU ktu? Kjo eshte ceshtje makro shum e thelle.

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit! Përmbyllen 13 të martat e shenjta

Festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë në Kishën e Laçit! Përmbyllen 13 të martat e shenjta