Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti tha se siguria ushqimore është standard i panegociueshëm i BE.
“Siguria ushqimore është standard i panegociueshëm. Asnjë produkt që rrezikon shëndetin e qytetarëve nuk do të jetë pjesë e tregut. Respektimi i kërkesave është i detyrueshëm për të gjithë dhe pa diferencime”, tha ajo.
Gjylameti theksoi se standardet duhet të përmbushen brenda afatit dhe ky tranzicion duhet të shihet si mundësi zhvillimi.
“Sfida e parë është rritja e standardeve dhe stabilimenteve ushqimore. Standardet duhet të përmbushen në kohën e duhur ose do të mbeten jashtë BE. Ky tranzicion s’duhet të jetë barrë, por mundësi zhvillimi. Elementi kritik është menaxhimi i produkteve me origjinë shtazore dhe konsolidimi i thertoreve. Kjo garanton gjurmueshmërinë e plotë dhe eliminon rrezikun për kontaminim.
Synohet ngritja e 4 laboratorëve dhe pajisja me mjete bashkëkohore dhe po investohet në rritjen e infrastrukturës në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo do të rrisë kohën, cilësinë dhe shpejtësinë e kontrolleve. Qëllimi është një sistem i matshëm dhe i drejtpërdrejtë”, tha Gjylameti.
Lajmi kryesor:
Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e anëtarësimit! ‘Pikat e dobëta‘, thertoret dhe sektori i qumështit










