Siguria ushqimore, shtohen kontrollet, qytetarët: Jemi të pasigurt

Teksa vëmendja po tentohet t’i kushtohet prodhimeve BIO, siguria ushqimore mbetet një çështje problematike. Por, sa të sigurt ndihen konsumatorët shqiptarë me produktet që konsumojnë në tregun vendas?

-Sa të sigurt jeni për produktet ushqimore që konsumoni?
Aspak të sigurt për asgjë

-A jeni të shqetësuar në lidhje me përdorimin e kimikateve?
Patjetër.

-Çfarë do të donit që të ishte ndryshe?
Të ishin ashtu si ishin më përpara, pa kimikate, pa gjëra. Gjithçka të ishte e kontrolluar nga shteti. Unë shkoj marr një produkt dhe më thonë nuk ka skaduar. Por, unë kam pasur shumë raste, i kam thënë, edhe ia kam kthyer mbrapsh. Këtu nuk kemi asnjë gjë të sigurt. Këtu marrim ushqimet që i hamë po nuk kanë më shije

-Çfarë mendoni se duhet bërë?
Shteti duhet t’i kontrollojë këto produkte Nuk janë shumë të sigurta. 

-Çfarë do të donit që të ishte ndryshe?
Të ketë më shumë kontrolle. Në kohën e atëhershme haje një copë bukë me djath e domate, pije dy gota ujë dhe rrije rehat. Tani, gjoja ha gjëra të mira, po s’ka siguri.

Por, çfarë masash ka marrrë Ministria e Bujqësisë lidhur me këtë çështje për këtë sezon? Në të dhënat që Report TV ka siguruar rezulton se deri më tani janë bërë rreth 723 inspektime dhe janë vendosur 13 gjoba, ndërsa 3 subjekteve iu është pezulluar aktiviteti. Zv ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci në intervistën e dhënë për Report TV tregon detajet lidhur me këto masa.

Ministria e Bujqësisë ka marrë masat paraprake. Është përgatitur një plan inspektimesh për të gjithë subjektet, të cilat operojnë në zonat turistike, qofshin këto restorante apo njësitë e tregtimit me shumicë apo pakicë.

Ermira Gjeci-Zv ministrja e bujqësisë

Nga ana tjetër përdorimi i kimikateve në ferma mbetet një ndër problematikat më shqetësuese. Zv ministrja Gjeci tregon se situata ka ndryshuar për mirë, duke qenë se produktet shqiptare eksportohen në tregjet e huaja, çka dëshmon standartet ushqimore që ato ofrojnë, por mbetet ende punë për të bërë.

Patjetër që ka probleme. Nuk mund të themi që situata është e shkëlqyer, prandaj ne inspektojmë, prandaj drejtoritë tona të ekstensionit qendrojnë afër fermerëve dhe do qendrojmë akoma më afër me ristrukturimin dhe me funksionet e reja që do marrin ën mënyrë që fermerët nga padija apo edhe kur duan ta bëjnë me dashje të qendrojnë larg ndërhyrjeve të tilla në produktet e tyre.

Ermira Gjeci-Zv ministrja e bujqësisë

ZV ministrja iu bën thirrje gjithë qytetarëve që të shmangin linjat e pasigurta të tregut, si shitjet në rrugë dhe t iu drejtohen pikave të licencuara të tregtimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor M'NITALI: 14/07/2018 15:06

    SHQIPERIA NUK PASTROHET SEPSE E KAN NE GJAK PAPASTERTINE, SEPSE NUK KEMI KULTURE PERENDIMORE POR LINDORE SEPSE TURQIA KA PUSHTUAR SHQIPERINE DHE TASHI ASHT VESHTIRE TE BAHEMI TE PASTER DHE TE DIM SE SI TE RRISIM CILSINE USHQIMORE. USHQIMET SHQIPTARE JAN PA ASNJELLOJ SHIJE AS NUK KANE ASNJE LLOJNE SILCIE AS ATO TE FSHATIT DHE AS ATO TE MARKETIT. NUK DIMË TE GATUAJM PIKE, KJO ASHT E VERTETA. BAKLLAVAJA NUK ASHT SHQIPTARE AS LLOKUMAT AS NJE LLOJE USHQIMI NUK KEMI, PERDORET SHUME YNDYRNA OSE SHEQERNA JAN VDEKJE PRURSE PER NJERIUN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë