TIRANE- Shërbimi shëndetësor si dhe marrja e barnave për gratë dhe vajzat e trafikuara do të jetë falas. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, i cili pritet të reflektohet edhe në ligj, për të përcaktuar si kategori përfituese gratë dhe vajzat e trafikuara. Në këtë mënyrë kjo kategori do të jetë e mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor ndërsa kontributet për ta do të paguhen nga buxheti i shtetit.
“Një vëmendje e posaçme e Qeverisë gjatë kësaj periudhe po i kushtohet grave dhe vajzave të trafikuara dhe në këtë frymë, ne si Fond i Sigurimeve Shëndetësore do ti përgjigjemi të gjitha nevojave shëndetësore të kësaj kategorie”, ka theksuar Astrit Beci, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Sipas tij, përfitimet që do të kenë kjo kategori janë vizita, dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike dhe private.
/Shqiptarja.com