Tekniku i zbatimit të punimeve të varrezave në lagjen 13 të Durrësit, është arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit. 60 vjeçari i identifikuar si A.S u shfaq i filmuar në një kamera të fshehtë, ku merrte shuma të caktuara parash në këmbim të sigurimit të një vendi varrimi.
Rasi i ndodhur në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, u publikua në një emision televiziv, ndërsa vuijon puna për dokumentimin e plotë të rastit konkret.
Komento