Qeveria ka vendosur që të propozojë ndryshime në ligjin për Bankën e Shqipërisë, duke përjashtuar mundësinë që ky institucion të mund të kreditojë Ekzekutivin, gjë që është e parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Nenin 30 të ligjit për bankën qendrore lejohet që një gjë e tillë të ndodhë.
Por, sipas zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Financave, ka të paktën dhjetë vjet që Banka e Shqipërisë nuk krediton qeverinë. Pra, mazhoranca nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do të sanksionojë një “fait accompli”. Por, njëkohësisht me këtë, prakitisht do të vendosë edhe një ndalim që banka të japë kredi në favor të qeverisë.
Është diçka pozitive, apo negative?
Së pari, është diçka e re, pasi qeveritë e mëparshme e kanë lënë evazive klauzolën e kreditimit të tyre nga banka. Pra, në rast se u duhej, mund t’i kërkonin para BSH, në rast se jo, nuk i kërkonin. Berisha nuk përtoi të anulojë marrëdhëniet me FMN vetëm e vetëm që të mos i vinin veton për marrjen e kredive tregtare nga dy banka evropiane, për financimin e ndërtimit të rrugës së kombit, sikur Banka e Shqipërisë të mos ekzistonte fare. Kjo ishte një kredi tepër e shtrenjtë për këllqet e dobëta të ekonomisë shqiptare, që nanurisej me “rritje dyshifrore”, ndërkohë që e kishin hedhur në qerthullin e borxheve të pastajme, që do të rëndojnë mbi disa breza rresht.
Banka e Fullanit nuk është se u harrua. Por ajo u trajtua si një bisht i qeverisë, kur u detyrua të blinte për 30 milionë euro Hotel Dajtin më 2010, vetëm për faktin se Ridvan Bode kishte vështirësi për të mbyllur bilancet, ndërkohë që po trokisnin zgjedhjet vendore.
Pra, nuk iu kërkua një kreditim normal, i parashikuar nga ligji, por iu dha një detyrim-përcaktim që të blinte një objekt me të paktën pesë herë mbi vlerën e ankandit të fundit për privatizim, vetëm e vetëm se qeveria ishte në siklet. Në fakt, në ankandin e zhvilluar nga qeveria Meta, kompania e Behgjet Pacollit ofroi gjashtë milionë euro, por pazari u prish se dikujt nuk i pëlqeu pronari i ri i mundshëm dhe në skenë doli edhe pronari pretendent i truallit, që ishte familja e ish-mbretit Zog, që kërkoi të drejtën e parablerjes.
Ankandi u anulua, por Hotel Dajti u shit nga Berisha, vite më pas, dhe këtë rradhë familja e kurorës nuk ngriti asnjë pretendim, duke lënë të kuptohej se kishte marrë thelën e vet.
Bode inkasoi 30 milionët e tij (4 miliardë lekë), Fullani vijoi të paguante për vite me radhë qira për Bankën e Shqipërisë nëpër palate të miqve të tij e të pushtetarëve të asaj kohe dhe e la gërmadhën e objektit më të vyer të epokës musoliniane shqiptare në mëshirën e fatit, ndërkohë që pjesa tjetër e Tiranës liktoriane shkëlqente nga restaurimi i kryebashkiakut Rama.
Qeveria e re ndodhet në një situatë tejet të vështirë financiarisht. Këtë e pohon vetë ajo. Këtë e pohojnë edhe misionarët e Fondit Monetar Shqiptar, që tani kanë të drejta teë plota të kontrollojnë mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare, pas rilidhjes së marrëdhënieve me Tiranën zyrtare. FMN konstaton se Ekzekutivi shqiptar po udhëton një një det plot me shkëmbi9nj të nënujshëm. Kështu, pavarësisht reformës së sektorit të energjisë, perspektiva e reshjeve të pasigurta do të vazhdojë të përbëjë rrezik fiskal. FMN pohon, në vlerësimin periodik të Marrëveshjes me Shqiprnsë, se do të vlerësojë situatën në kontekstin e rishikimeve të ardhshme të programit përmes rishikimit të buxhetit në mes të vitit.
Ndërkohë, në skenë kanë dalë, si asnjëherë tjetër, problemet me ish-pronarët. Përveç pagesave të një miliard lekëve, të disbursuara më 2014, si kompensim për rastet e pazgjidhura të inicuara ndaj qeverisë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në Strasburg, mësohet se Gjykata ka filluar të përpunojë një grup tjetër të dosjegve, të cilat pritet të finalizohen më 2015. Kompensimi i përgjithshëm për këto pretendime mund të jetë në vlerën tre miliardë lekë, vlerëson FMN. Pra, lind nevoja për të shtuar fondet për kompensimin e kësaj shtrese.
Po investimet? FMN referon se projektet e nisura tashmë në infrastrukturë tejkalojnë aftësinë paguese të qeverisë, madje edhe për periudhën afatmesme. “Për të minimizuar rreziqet, kemi në plan prioritizimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës (të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të projekteve të pafinancuara), duke përdorur kritere transparente me qëllim anulimin apo shtyrjen e projekteve më prioritet më ulët”, sugjeron FMN. Si hap i parë duhet krer një studim paraprak i të gjitha këtyre projekteve. Pastaj renditja e tyre duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të publikohet në faqen e internetit të Ministrisë së Financave dhe të asaj të Ekonomisë.
Pra, nuk duket se do të kemi një paradë me prerje shiritash, si për fillim punimesh, aq më pak për përfundim projektesh.
Kështu, paqendrueshmëritë në sektorin e energjisë elektrike, fatura e larta për kompensimin e ish-pronarëve nga Gjykata e Strasburgut, pamundësia e qeverisë për të mundësuar sipas planit investimet kapitale dhe mosrealizimi i të ardhurave janë vlerësuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si rreziqet kryesore për stabilitetin fiskal në rishikimin e tretë të Marrëveshjes tre-vjeçare me Shqipërinë.
Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron edhe se tensionet politike e sociale në Shqipëri, sidomos para zgjedhjeve vendore, mund të paraqesin rrezik për programin 3-vjeçar që po aplikohet në Shqipëri, më raportin që shoqëron vendimin për akordimin e kësti të dytë dhe të tretë prej 58.8 milionë eurosh.
Kjo, pasi qeveritë shqiptare e kanë të vështirë të dalin nga tradita shumëvjeçare, që kërkon me çdo kusht shpenzime të përqendruara më synim politik në prag të zgjedhjeve, administrative apo të përgjithshme. Të njohura tashmë si realizuese të “asfaltit elektoral”. Në këtë kuadër, duket e habitshme që, ndërsa në një letër të 27 janarit 2015, dërguar nga
ministri i Financave, ministri i Ekonomisë dhe guvernatores në detyrë të Bankës së Shqipërisë, drejtuar shefes së FMNsë, Christine Lagarde, thekson se “autoritetet kërkojnë heqjen e tavanit për Bankën e Shqipërisë për kreditimin e qeverisë, mbi
bazën e kritereve sasiore të performancës”, pas një testi në muajin prill të këtij viti, vetë drejtuesit e Financave pohojnë, nga ana tjetër, për Shqiptarja.com se janë për ndryshimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë, duke i hequr asaj madje të drejtën të financojë qeverinë.
Por, një shpjegim ekziston. Dhe ky ka të bëjë me vendosmërinë e ministrit të Financave për të mos përdorur më varjante të tillë si “Hotel Dajti” për të shpëtuar ekonominë. Buxheti nuk mund të mbahet më me arrna, me artifica, që kanë efekte kolaterale. Më mirë është t’i shikojmë gjërat në sy, të pranojmë situatat e vështira, si dhe rrugëdaljet më të ndershme. Që ndoshta janë edhe të dhimbshme. Që fillojnë edhe me shtrëngime fiskale. Por me sigurinë e plotë që varjantet Fullani-Bode si skema e “Dajtit” nuk do të përsëritet më.
Jo më kot, në këtë vit fatura e privatizimeve është parashikuar … zero lekë! Por FMN, BB, IFC, BERZH duken më të interesuara të ndihmojnë në këtë situatë me kredi me interesa qesharake. Ndërkohë, FMN parashikon që nga viti 2016 kthimin e rritjes në shifra mbi 4% për Shqipërinë. Por sidoqoftë sfidat në fushan e financave publike duhet të mbajnë parasysh edhe peshën e politikës (fatkeqësisht!)…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com