Doktoreshë Silva Bino theksoi gjatë mbledhjes se është trefishuar numri i testimeve për të zbuluar rastet aktive. "Situata duket jo keq, kemi trefishuar testimet këtë muaj dhe është 5% pozivititet. Për shembull kemi nën 5%, pra 3%, një indikator që duhet ta ruajmë, prandaj po marrim masat të rrisim numrin e testimeve dhe të gjejmë rastet aktive. Po përdorim disa metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë mjekun e familjes. Aktualisht kemi dy qytete transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja, dhe vetëm në Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së testimeve" tha ajo.

Edhe drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se "Po rrisim testimet, por po angazhohemi për një fushatë komunikimi për masat lehtësuese. Duket sikur do të jetë një përsëritje e 'lani duart...etj.' Kanë përfunduar protokollet për grupimet e bizneseve të reja që do të vijojnë normalisht në monitorim. Dhe besoj se do të vijojmë me këto shifra inkurajuese, mbase do të jemi në gjendje që vlerësimi i lehtësimit të masave të mos bëhet në harkun e intervaleve dy javore, por një javore, më dinamikë" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rama mbledh Komitetin Teknik: Kujdes valën e dytë të COVID-it! Po punojmë për rihapjen e transportit me autobusë! Pas 18 majit fluturimet