Silva Gunbardhi refuzon ti këndojë Sali Berishës

Silva Gunbardhi refuzon ti këndojë Sali Berishës
Këngëtarja vlonjate, Silva Gunbardhi, e çila së fundmi është bërë më e njohur prej hitit “Të ka lali shpirt”, ka refuzuar ti këndojë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.



Silva ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku moderatori i emisionit, Arian Çani i ka kërkuar të shndërrojë vargjet “Të ka lali shpirt” në “Të ka Sala shpirt”.



Por këngëtarja e ka refuzuar këtë kërkesë duke kënduar “Lali, xhan xhan, lali, Çan Çan”.

Më pas ajo ka thënë se ka qenë dhe mbetet në origjinale në atë që bën dhe nuk mund të shkojë “nga fryn era”.



Hiti “Të ka lali shpirt” po thyen rekord klikimesh në You Tube, pavarsisht faktit se profesionistët e muzikës e kanë kritikuar.

(b.t/shqiptarja.çom)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak