Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone shprehet me superlativa për sulmuesin brazilian të ekipit të tij, Diego Costa, pas dopietës në kampionat përballë Levantes, por edhe 19 golave duke mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas Simeone-s, Costa mund të fitojë Topin e Artë.  “Nëse afati i votimit për Topin e Artë do të shtyhej, unë jam i sigurt se ai do të ishte në garë me më të mirët.

Ndaj Levantes u tregua një lojtar që di të mbajë përgjegjësi mbi shpatulla dhe unë shpresoj shumë që ai të luftojë për Topin e Artë vitin e ardhshëm.

Diego Costa zhvilloi një ndeshje të madhe dy shënuar dy golave vendimtarë me Levanten. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për pasionin që tregojnë lojtarët për këtë fanellë.

Ata po bëjnë gjëra që do të mbeten gjatë në histori” tha ai. Atletiko këtë edicion ka pësuar vetëm një humbje me Espanjolin, por Simeone kërkon të largojë presionin duke mos menduar për titullin.

d.b/shqiptarja.com