Simon Cowell i vjedhin
shtëpinë, të gjithë ishin brenda

Simon Cowell i vjedhin<br />shtëpinë, të gjithë ishin brenda
Simon Cowell ka mbetur i traumatizuar pasi i vodhën shtëpinë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa e gjithë familja ishte brenda. Hajdutët morën para dhe bizhuteri në orën 2 të mëngjesit ditën e djeshme.

Producenti, e dashura e tij Lauren Silverman dhe djali Eric ishin në gjumë brenda vilës me vlerë 35 milion dollar kur hajdutët kishin hyrë brenda. Një burim i afërt me Simon mësohet se ka thënë se ai përpos të tjerave është i lehtësuar pasi familja e tij ishte e sigurtë.

Siguria e tyre është prioriteti i tij kryesor. Policia nxitoi drejt vendngjarjes, por hajdutët ishin larguar. Nuk është hera e parë që gjyqtari i “X Factor” shënjestrohet për sulme të tilla. Në mars të 2012-ës, një grua me emër Leanne Zaloumis hyri me forcë në shtëpinë e tij dhe u fsheh brenda dollapit të rrobave.
simon cowell
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr