Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Nesër tri pikë, Interi ka grup të fortë

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Nesër tri pikë, Interi ka grup të fortë

Simone Inzaghi

Përpara ndeshjes me Torinon që luhet nesër në orën 18:00, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka thënë për mediet se vlerëson forcën e grupit. Për javën e nëntë në Serie A, zikaltërit udhëtojnë për në Torino ku i pret një transfertë jo e lehtë.

"Ne po punojmë shumë në organizimin në mbrojtje, por do të duhet të bëjmë edhe më shumë. Pësuam dy gola të shmangshëm ndaj Bolonjës, duhet të përmirësohemi me gjithë ekipin në fazën ofensive”, tha ai për mediet.

Më pas trajneri foli edhe për formën e Lautaro Martinez dhe mbështetjen që shokët e skuadrës i japin për të dalë te goli.

"Lautaro Martinez? Ai ka një ndjenjë të madhe të përkatësisë te Interi, vitet e fundit ka pasur rritje të vazhdueshme dhe me shiritin e kapitenit ka marrë më shumë përgjegjësi. Plus ai është me fat që ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga shokët e skuadrës që gjithmonë përpiqen ta vendosin atë në kushtet më të mira për të shënuar", vijoi trajneri.

Duke folur për sulmin, Inzaghi tha se edhe këtë vit Interi po shënon shumë dhe me lojtarë të ndryshëm.

"Është një fakt që vërteton forcën e grupit. Ne ende mund të përmirësohemi, duam më shumë gola nga të gjithë, edhe nga mbrojtësit dhe mesfushorët", tregoi Inzaghi.

Pas javës së tetë, Interi me 19 pikë mban vendin e dytë, me dy pikë më pak se Milani kryesues. Nga ana tjetër, Torino me nëntë pikë mban vendin e 14-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes

FOTO/ Princi Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes