Simpatizantët kanë dalë në protestë kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lezhës pasi thonë se ai është i pafajshëm dhe është akuzuar në mënyrë të padrejtë.
Frrokaj është zgjedhur në krye të bashkisë së Lezhës në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Kryetari i bashkisë së Lezhës akuzohet për shpërdorim detyre, pasi akuzohet për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun", ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Dokumenti me firmen e Fran Frokajt që konfirmonte në mënyrë të rreme se toka ranore ishte tokë bujqësore është prova më e fortë që e lidh kryetarin e bashkisë Lezhë në këtë abuzim me pronat.
Ditën e sotme në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi, dy zyrtarë bashkiakë, ish-kreu i Hipotekës dhe dy juristë, ndërsa prokuroria ka lëshuar 23 urdhërarreste, 12 janë vënë pranga, ndërkohë janë në kërkim 11 të tjerë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com