Teksa vijon ende greva e naftëtareve gra pa asnjë negociatë mes tyre dhe shtetit, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri ka publikuar një letër, ku sipas tyre, një sindikatë ndërkombëtare ia ka dërguar kryeministrit Rama.
Sipas tyre, sindikata ndërkombëtare, IndustriALL Global Union i është drejtuar kryeministrit Edi Rama ku i bën thirrje që të ndërhyjë sa më parë në mënyrë që tu kthehen pagat e prapambetur.
Në Facebook, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri shkruan se situata është e papranueshme.
"Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!" - shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.
Ndërkohë ditën e sotme, greva e naftëtareve gra ka hyrë në ditën e dhjetë të saj. Grevistet e Ballshit, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.
Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f946737d50b6Screenshot_2.jpg)
Lajmi kryesor:
Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shuhet Kadare/ Edi Rama: Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
1 Korrik, 11:09
-
Aksi Thumanë-Kashar i hapur për qarkullimin, makinat retro ‘inagurojnë’ rrugën e re
1 Korrik, 08:54
-
Skandali i ‘Onkologjikut’ nxit ndryshimet në ligj! Asnjë drejtues i spitaleve publike, punë te privati! Mjekët do marrin leje! Shkelje nëse kurojnë pacientët në shtet dhe privat (MASAT)
1 Korrik, 07:31
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
30 Qershor, 20:18
-
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
30 Qershor, 15:24
-
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT
30 Qershor, 13:53
-
Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit
30 Qershor, 12:51
-
Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, me pagesë 2.1 euro për mjet! Rama: Do zhvillojë turizmin (VIDEO)
30 Qershor, 08:14
-
Rama komentator sporti? Kryeministri bën ftesën dhe e pranon! Alban Xhihani: Ndeshjen e do me presion apo pa presion
29 Qershor, 12:19
-
Zbardhet kërkesa e Bardhit për interpelancë me Ramën: Emëroi këshilltar agjentin sekret rumun, i përfshirë në trafik droge
28 Qershor, 16:14
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK! Kryeministri publikon përgjigjen e prokurorisë: S’ka asnjë kallëzim nga Bardhi! Deputeti: S’e kam bërë në formë siç e do ti dhe yt vëlla
28 Qershor, 15:02
-
‘Për Dhërmi nga Tuneli i Llogarasë’, Rama publikon pamjet, pritet të hapet me 5 korrik
28 Qershor, 12:37