Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd

FIER- Presion i quajnë thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga greva që të ulen e të diskutojnë, dhe këtij presioni i përgjigjen me një paralajmërim më të fortë. Grevistet e Balshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre. Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.

"Ne më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë. Është turpi më i madh të vdesësh për bukë se të vdesësh nga korona. Reagimi i kryeministrit është absurd se ne s'po kërkojmë diçka që është jashtë detyrës së tij për të zbatuar një vendim gjyqi, që ne jemi pa bukë në shtëpi. Rifillimi i punës është një kusht i negociueshëm, nëse u leverdis e hapin punën. nuk ka pse të negociojmë për lekët tona që po na vdesin fëmijët pa bukë. Ai po na bën presion neve, për çfarë duhet të negociojmë, kërkojmë bukën e fëmijëve tanë. Ka pasur kohën e mjaftueshme, që nga janari që kemi bërë protestën që na çnderuan si njerëz, të kërkoj robi bukë nuk është dinjitoze për një njeri në shekullin e 21 që jetojmë. Ne nuk kemi ku vemi, jemi pa bukë. Më mirë të vdesim nga korona se për bukë se është turp, ne do na vijnë dhe fëmijët tanë në mbështetje se s'kanë ku të vejnë. Do vijnë te dera e uzinës nuk kanë ku të shkojnë, të mos bëjë teatër me njerëzit e sidomos me gratë", tha një nga grevistet.

Ata shprehen se e kanë të vështirë të kuptojnë se përse kryeminstri Edi Rama nuk vjen t'i takojë, e ndërsa u bëjnë apel edhe grave të parlamentit për një takim, përndryshe nesër do të jetë vonë.

"Pothuajse një muaj në grevë urie burra dhe gra, një heshtje vrastare nga instancat shtetërore, nga parlamenti. Vetëm për një thirrje për maska, Rama e hodhi në parlament dhe gjithçka u vendos, po vallë buka e fëmijëve tanë nuk është emergjente, dhimbja që kam unë, lotët e këtyre nënave nuk janë emergjente. Mos na detyroni të sjellim fëmijët tanë këtu, të shikojnë fëmijët tanë, vdekjen që po bëjnë ne për tan. Mos bëni teatër me këto nëna se është e dhimbshme, se po na qan zemra. Eja të na shikoni tani se më vonë do jetë shumë vonë edhe për ju", u shpreh grevistja.

"Mezi e kemi gdhirë, Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të na drejtojë armën, se me heshtje po na vret. Kam të vjella, dhimbje koke, nuk qëndroj dot në këmbë. ne nga greva nuk dalim, vetëm të vjella", tha një tjetër.

Kjo e shtunë shënon ditën e dhjetë të grevës së urisë së grave, e ndërsa më herët për 17 ditë kanë qenë burrat. Ato kërkojnë pagat e prapambetuera të cilat i kanë fituar me gjyq, e ndërsa sa i përket rifillimit të punës, kjo për ta është një kusht i negociueshëm. Ndërkohë, një ditë më parë, kreu i naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka konfirmuar se është prekur me COVID dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Ndërkohë, 2 gra naftëtarë me urgjencë në spitalin e Ballshit, për shkak se gjendja shëndetësore është përkeqësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Greva e naftëtareve në Ballsh/ Përkeqësohet gjendja e një prej grave! Transportohet në spitalin e Ballshit

BALLSH - Me kalimin e orëve, gjendja shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh përkeqësohet edhe më shumë.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një prej grave ka pasur nevojën e një mjeku pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar më shumë.

Silva Ferizaj është transportuar në spitalin e Ballshit ku do të marrë ndihmën mjekësore.

Këtë e ka konfirmuar për Report Tv dhe nënkryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Durim Skënderaj.

Vetëm 1 orë më parë, sindikata e naftëtarëve të Shqipërisë publikoi një letër nga sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union drejtuar kryeministrit Rama.

Sipas kësaj letre, ata i kërkojnë shtetit shqiptar që të ndërhyjnë sa më parë në zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve për pagat e prapambetura si dhe për fillimin e punës.

Sot u shënua ditë e dhjetë e grevës së naftëtareve gra ku ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe qeverisë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Ato thonë se nëse nuk do të ketë reagim edhe gjatë ditëve në vijim, në grevë do të hyjnë dhe fëmijët e tyre.

Ora 19:38
Sindikata ndërkombëtare letër Ramës për naftëtarët: Të ndërhyjë sa më shpejt për të siguruar pagat e prapambetura

Teksa vijon ende greva e naftëtareve gra pa asnjë negociatë mes tyre dhe shtetit, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri ka publikuar një letër, ku sipas tyre, një sindikatë ndërkombëtare ia ka dërguar kryeministrit Rama.

Sipas tyre, sindikata ndërkombëtare, IndustriALL Global Union i është drejtuar kryeministrit Edi Rama ku i bën thirrje që të ndërhyjë sa më parë në mënyrë që tu kthehen pagat e prapambetur.

Në Facebook, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri shkruan se situata është e papranueshme.

"Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!" - shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.

Ndërkohë ditën e sotme, greva e naftëtareve gra ka hyrë në ditën e dhjetë të saj. Grevistet e Ballshit, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.

Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja