Single dhe të lumtur? Dhjetë
arsye për të gëzuar pavarësinë

Single dhe të lumtur? Dhjetë<br />arsye për të gëzuar pavarësinë
Me siguri njihni persona që janë single dhe të dëshpëruar që akoma nuk kanë lidhjen që duan. Por nëse vetmia jetohet në mënyrën e duhur ka shumë avantazhe.
 
1. Në mungesë të një mbrëmjeje romantike shijoni këto momente të çmuara. Keni kohë për të kërkuar punë nëse është ajo që kërkoni, të lexoni, apo të ndiqni një kurs që e shtyni prej kohësh.
 
2. Një kafe në një vend që ju pëlqen shumë, një fundjavw në kërkim të një vendi të panjohur, kënaqësi të vogla që e bëjnë më të mirë jetën tuaj.
 
3. Ke mundësinë të impenjohesh më shumë në aktivitete sportive për të larguar zemërimin dhe stresin.
 
4. Duhet të reshtni së kritikuari veten. Mos e mendoni ishin apo gabimet që mund të keni bërë në raport me të. Diskutoje me veten historinë tënde, dhe vetëdijesohuni që të jetë mësim për të ardhmen. Më pas diskutojeni me miqtë e sinqertë të gjithë atë që ndjeni dhe lëreni të shkojë. Të jetosh në të kaluarën është e kotë, fokusohuni në të ardhmen.
 
5. Të kultivosh sa më shumë ëndrra është një mënyrë e mirë për të rritur forcën e brendshme, idetë dhe shpresat. Lejoni veten të keni një projekt që përbën interes, nuk ka rëndësi nëse është i madha apo i vogël, mjafton t’u japë entuziazëm e energji.
 
6. Miqësitë kur janë reale përmirësojnë ndjeshëm jetën tonë. Një pasdite, një piknik apo një film me miqtë, të miksuara këto me diskutime dhe këshilla të ndjera shoqërore padyshim që është tepër frymëzuese.
 
7. Të jetosh në një lidhje shpesh përkon me shtimin në peshë. Darkat romantike dhe vaktet e pazakonta nuk janë “problem” kur bëhet fjala për një jetë shoqërore.
 
8. Bëni abonime në aktivitete që mbajnë gjallë entuziazmin dhe energjinë tuaj. Zgjidheni vendndodhjen e tyre larg shtëpisë suaj që edhe nëse do doni ta braktisni ta keni më të vështirë. Kjo është një mënyrë për të mbajtur mendjen aktive dhe për të zbuluar një hob të ri dhe pse jo të takoheni më njerëz të rinj.
 
9. Jeni tipi që nuk shkoni vetëm në kinema apo restorant? Kjo është pak kufizuese sepse ju detyron që të keni nevojë për të tjerët për të bërë gjërat që doni, megjithatë kjo nuk duhet t;u pengojë. Filloni ta tejkaloni këtë mani duke shkuar në kinema, fundja kur fiken dritat çdokush është i vetëm atje.
 
10. Mund të jetoni një periudhë vetmie në mungesë të dashurisë dhe pavarësisht se gjërat mund të shkojnë mirë, mund të ndiheni të paplotë gjë jo fort të lumtur, në pritje të diçkaje më të mirë që të përmirësojë jetën tuaj. Por ju e keni në dorë të jeni autorë të jetës suaj, të shtoni frymëzimin, stimujt dhe bukurinë. Jeni single dhe krenarë. Merre veten në një drekë, në një udhëtim, kërkoni një fillim të ri... me veten fillimisht.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)