Sinjali i 'koduar' i Ilir Metës, Ramën dhe Bashën i vendos së bashku! Ka nisur tensioni PD-LSI?!

Sinjali i 'koduar' i Ilir Metës, Ramën dhe Bashën i vendos së bashku! Ka nisur tensioni PD-LSI?!

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Postimi i sotëm i Ilir Metës, duket se përbën një qëndrim të ri në prag të fushatës zgjedhore të 25 prillit. Në faqen e tij të Facebbok-ut, Meta ka shpërndarë një koment të publikuar në një përditshme shqiptare pranë tij, ku kritikohej programet ekonomike të PS-së dhe PD-së.

Në foton e postimit të Metës ishin të dy bashkë: Edi Rama dhe Lulzim Basha, mesazh që tregon qartë një qasje ndryshe të LSI-së në këto zgjedhje, sidomos pas publikimit të sondazheve nga disa kompani, ku bëhet e qartë se mjaft nga mandatet e LSI-së i merr PD-ja.

E gjithë retorika e ashpër dhe e egër e Ilir Metës nuk ka shërbyer asgjë, por vetëm i ka rritur votat Partisë Demokratike, pasi ish-elektorati i partisë së Metës, e konsideron PD-në si antagonistën e Edi Ramës dhe jo LSI-në.

Një pjesë e zyrtarëve të LSI-së të larguar nga postet drejtuese në administratë, e të lënë pa provilegjet e mësuara në dy mandatesh pushtetesh, sipas të gjitha gjasave janë të irrituar me Edi Ramën që i hoqi nga “tepsia” dhe do të hakmerren me forcë.

Por duket se kjo “hakmarrje”, po kanalizohet më shumë drejt PD-së, ku mjaft prej votuesve të LSI-së në 2013-n dhe 2017-n kanë qëndruar thjesht për të mos u larguar nga postet apo “vendet e pëllumbave” të administratës fitimprurëse të shtetit.

Ky zhvillim, duket se do të ketë edhe lëvizje të tjera në ditët në vazhdim, pasi realisht përplasja për vota në bazë ka gjasa të jetë e fortë ndërmjet PD-së e LSI-së, sidomos ku rrezikohet një mandat për partinë e Metës.

Indikacioni i sondazheve po tregon një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe një ruajtje e pozitave të PS-së në kuotat e vitit 2017.

Sondazhet, ka pasur raste edhe kur janë përmbushur, kryesisht në vende kur kemi të bëjmë me rezultate të komplikuara apo disa parti, por në përgjithësi ata e japin një tendencë të perceptimit popullor.

Sondazhet e zhvilluara në Shqipëri, gjithë këto vite, megjithatë kanë treguar tendencën përgjithësisht, duke parashikuar rezultatet zgjedhore.

Në sondazhet e zhvilluara deri tani, thuajse nga të gjitha kompanitë e abonuara nga televizionet kryesore, nuk parashikohet një rrotacion apo përmbysje politike. Rezultati më i keq për PS-në-pra qeverinë në fuqi, që vjen nga media pranë LSI-së, është rrotë më rrotë me koalicionin opozitar.

Shumica e sondazheve japin një fitore të qartë të mazhorancës, çka fabula e 'rrotacionit dhe përmbysjes' nuk ekziston në publikun shqiptar.

Kështu që sipas gjasave do të ndodhë votimi sipas 'parcelave', pra partitë do të marrin votat e mbështetësve të tyre, siç ka ndodhur përgjithësisht në vend.

E reja e këtyre sondazheve, është një rrudhje e LSI-së në favor të PD-së, që duket merr mandatet, të cilat i humb LSI-ja në disa qarqe.

E ky faktor, sipas të gjitha gjasave do të sjellë një tension në bazë në mes grupeve të fushatave të dy partive që kanë lidhur koalicion paszgjedhor. Sidomos në ato qarqe ku LSI-ja ka më mundësi për të marrë një mandat. Berati e Gjirokastra, Elbasani, por edhe Durrësi, duket se do të jenë qarqet ku pritet të zhvillohet një përplasje e fortë mes PD e LSI-së.

Basha, duket se me lënien e Kamzës si “zonë e lirë” për partinë e Ilir Metës, e ka kryer “qokën” ndal aleatit paszgjedhor.

Që marrëveshja me LSI-në, duket më shumë një “pakt detyrimi” për tu sjellë pas zgjedhjeve, sesa një marrëveshje politike për tu qeverisur kjo nuk do shumë për tu kuptuar. Rama, këtë e cilëson me një metaforë më të fortë: “Luli është lidhur me zinxhirë”, por në thelb është e njëjta gjë.

Postimi i Metës, ku si foto paraqiste së bashku Ramën me Bashën, padyshim që është edhe sinjal për atë që ai ka premtuar nëse fiton PS-ja; që do të bëhet lideri i opozitës. Po Basha?!/ Shqip

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton