Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj në Drizë të Fierit që prej mesditës. Flakët u përhapën me shpejtësi të favorizuara nga erërat e forta ndërsa rrezikuan banesat në zonë. Tashmë situata është drejt vënies nën kontroll ndërsa rreziku është eleminuar.
Si pasojë e përhapjes së perimetrit të zjarrit, u evakuuan 11 familje ndërsa 2 persona janë shoqëruar në polici, të dyshuar si autorë të zjarrvënies së qëllimshme.
Vatra e zjarrit nisi fillimisht pranë zonës së quajtur ‘Azotiku’ e më pas u përhap në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve u angazhuan zjarrfikëse të Fierit, Rroskovecit, Patosit, Albpetrolit, ndërkohë që pas daljes jashtë kontrolli të flakëve që u përhapen në një perimetër të gjerë u angazhuan dhe dy helikopter ujë-hedhës.
Si pasojë e situatës, u bllokua dhe qarkullimi i lëvizjes së automjeteve në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.
Njëmbëdhjetë familje janë evakuuar pas zjarrit të rënë sot në Drizë të Fierit.
Përmes një njoftimi blutë bëjnë me dije gjitahshtu se dy persona janë shoqëruar në Komisariat si shkaktarë të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Forcat zjarrfikëse, helikopterë të Forcave të Armatosura, si dhe dhjetëra efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, në gatishmëri në zonën e prekur nga zjarri është edhe ekipi i urgjencës së spitalit.
Vatra e zjarrit, e cila ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, e më pas është përhapur në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, shërbimet e Policisë kanë evakuuar 11 familje nga banesat e tyre, si dhe vijojnë të monitorojnë banesa dhe subjekte të tjera në zonë që mund të rrezikohen nga përhapja e flakëve.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy kahet e rrugës, në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” dhe anasjelltas, si dhe po asistojnë shërbimet zjarrfikëse në terren, duke mundësuar transportin e pajisjeve dhe mjeteve zjarrfikëse në zonat me terren të vështirë.
Deri në këto momente, pavarësisht rrezikut të lartë, nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Gjithashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët po koordinojnë dhe menaxhojnë situatën në terren.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së DVP Fier, me mbështetjen nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit. Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët tashmë janë shuar, ndërsa ndërhyrja e parë për neutralizimin e tyre është bërë nga punonjësit e ujësjellësit. Sipas tij, shërbimet zjarrfikëse në ato momente ishin të angazhuara kryesisht në mbrojtjen e banesave të rrezikuara nga zjarri.
“Dëme të shumta materiale. E gjithë baza materiale në linjat e furnizimit me ujë, mjetet motorike dhe transformatorët janë jashtë funksionit. Kemi marrë masat për ruajtjen e perimetrit të sigurisë, në mënyrë që të furnizohet pa ndërprerje qyteti i Fierit.
Kemi njoftuar zjarrfikësen. Duke qenë se kishte dëme në banesa, kryesisht ishte e udhës që zjarrfikësja të kishte nën mbikëqyrje jetët e njerëzve dhe banesat. Fillimisht ndërhyrja është bërë nga punonjësit e ujësjellësit, më pas ka mbërritur zjarrfikësja.
Aktualisht nuk kemi më probleme. Automjetet, një pjesë kanë qenë jashtë përdorimit, një pjesë funksionale. Kemi pasur prioritet furnizimin me ujë dhe jo automjetet. Nuk ndikon në furnizimin me ujë të qytetit”, Gentian Alikaj.
Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët rrezikojnë banesat, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.
Situata në Drizë të Fierit mbetet problematike, veçanërisht pas përhapjes së flakëve si pasojë e erës.
Banorët për Report Tv shprehen se janë trembur kur kanë parë zjarrin.
“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës.
“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.
Zjarri në Drizë të Fierit, ka zgjeruar shtrirjen e tij për shkak të bimësisë dhe erës.
Për neutralizimin e zjarrit përveç zjarrfikësve po ndërhyhet edhe nga ajri.
Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.
“Situata është problematike, është një vatër zjarri që ka marrë një shtrirje të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës. Jemi të fokusuar në mbrojtjen e banesave, pasi këtu ëshjë një zonë e banuar. Në vendngjarje ndodhen 10 automjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë”, tha Kreshnik Ymeraj.
Komente






