TIRANE, 15 Dhjetor/ATSH/- Sipërmarrja private shqiptare synon të rrisë prezencën e saj në rajon. Biznesi kryeqytetas po shpreh interes për të marrë pjesë në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunën e Bujanovcit në Luginën e Preshevës.
Përfaqësuesi i kësaj komune, Nehxhat Behluli, i ka dorëzuar kreut të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, materialet për këtë proces. Jaka dhe Behluli vlerësuan si të rëndësishëm bashkëpunimin dypalësh.
Aktualisht Serbia ka nxjerrë për privatizim rreth 2 mijë ndërmarrje, nga të cilat 45 janë në komunën e Bujanovcit në Luginën e Preshevës. Kryesisht këto ndërmarrje janë në sektorët agroushqimore dhe industrinë e ndërtimit./a.gjonaj//a.ke/