Sirena në Izraelin verior, Libani sulmon me raketa! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin goditjen e rafinerive të naftës së Iranit

Sirena në Izraelin verior, Libani sulmon me raketa! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin goditjen e rafinerive të naftës së Iranit

Nga bombardimet në Liban

Nga bombardimet në Liban

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin verior, ndërsa disa zjarre u regjistruan në zonën e Metula, për shkak të rreth njëzet raketave të lëshuara nga Libani.

Kështu raporton media “Haaretz”. IDF më pas njoftoi se luftëtarët e Forcave Ajrore izraelite kapën një dron të nisur drejt Izraelit jugor. Nuk raportohet për viktima.

Presidenti Amerikan, Joe Biden, reagoi gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Izraelit dhe Libanit.

"Ne nuk i japim leje Izraelit, ne këshillojmë Izraelin", u shpreh Biden, kur iu përgjigj një pyetjeje nëse SHBA do të lejojë aleatin e saj t'i përgjigjet sulmit raketor iranian.

Presidenti i SHBA konfirmoi se është duke "diskutuar" me Izraelin mundësinë e sulmeve ndaj instalimeve të naftës iraniane. Këtë e ka thënë ai vetë kur ka folur me gazetarët.

"Ne vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjeve në objektet e naftës iraniane", tha ai.

Kurse IDF bëri me dije se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollah.

Komandanti i rajonit Mount Dov të Hezbollahut, Khader Shahabiya, u vra dje në një sulm ajror nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Këtë e njoftoi IDF.

Sipas ushtrisë izraelite, Shahabiya ishte përgjegjëse për lëshimin e raketave në Majdal Shams në korrik, në një sulm në të cilin humbën jetën 12 fëmijë.

Ushtria shton se Shahabiya ishte pas sulmeve të shumta me raketa antitank dhe raketa kundër pozicioneve të IDF në malin Dov, Hermon dhe në lartësitë veriore të Golanit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli godet objektivat e Hezbollahut! Reuters: Lideri i Iranit e kishte paralajmëruar Nasrallah para sulmit që të largohej! Biden: Po vlerësojmë me Izraelin mundësinë e bastisjeve të naftës iraniane


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës

Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës