Siri, 20 të vdekur në Damask nga sulmet e regjimit 

Të paktën 20 civilë, 7 prej të cilëve fëmijë, u vranë këtë të enjte nga sulmet e regjimit të Bachar al-Assad kundër një lokaliteti një juglindje të Damaskut. Edhe dhjetëra persona janë plagosur në këto sulme në qendër të Hammuriyes, një lokalitet në Ghutën lindore, bastioni më i madh rebel në provincën e Damaskut që është bombarduar rregullisht nga regjimi, nënvizoi drejtori i Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut. “Dy civilë u vranë nga lëshimet e predhave kundër lokalitetit të Dumas, në verilindje të Damaskut, në një kohë që Ghuta ka qenë shënjestër e bombardimeve të dhunshme nga forcat e regjimit”, theksoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)